Categories: Uncategorized

Vjeshtë mes verës, java që nisi sjell mot me shi në Shqipëri (FOTO LAJM)

Java që ka nisur pritet të jetë një javë e mbushur me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.

Kjo sepse pritet një mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu por gjithashtu edhe temperatura të freskëta në orët e mëngjesit si dhe jo shumë të larta në ato të mesditës.

Dita e Hënë do të ketë mot kryesisht me diell dhe nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por, përgjatë relieveve malore dhe ato kodrinore pranë tyre në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar.

Dita e Martë nis me mot me diell por duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër lokal.

Ashtu si dita e Martë vijon edhe ajo e Mërkurë por me reshjet të cilat tashmë janë të përqëndruara në relievet malore në lindje të territorit si dhe komplet zonën e jugut.

Sa i përket ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira nga orët e mesditës deri ato të pasdites shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet malore.

Java mbyllet ditën e Premte me mot të vranët në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago