Categories: Uncategorized

Vetëm tre muaj pasi u bë nënë, Klea Huta i rikthehet ekranit (FOTO LAJM)

Tre muaj pasi solli në jetë djalin Krid nga martesa me muzikantin Elgit Doda, Klea Huta po përgatitet të rikthehet në ekran si moderatore.

Fjala është për një spektakël të ri muzikor në “Vizion Plus”, që mban autorësinë e vëllezërve Pandi e Bledar Laço. Ky show do të jetë risi për këtë sezon televiziv, pas mbylljes së spektaklit “Këndo këngën time”, që moderohej nga Ardit Roshi.

Të lidhura

None found

Vëllezërit Laço e kanë ftuar sërish Klean të drejtojë formatin e tyre të ri, pas disa eksperiencave të mëparshme me të. Ndërkohë, në përgatitje të daljes së saj në ekran këtë sezon të ri, Klea po shijon maksimalisht mëmësinë.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku dukeshin vetëm këmbët e Kridit, shkroi disa fjalë zemre për djalin.

“O mreti mamës ti, u bënë 3 muaj që ma ke shkrirë zemrën o era ime e mirë! Më ke ndryshuar si njeri. Po shkalloj për ty, edhe 100 dashuri! Ta puth mami këmbën e vogël sa të postoj këtë foto! Të dua Krid!”- kanë qenë fjalët që i ka dedikuar Klea të birit.

Krid erdhi në jetë në muajin qershor të këtij viti dhe Klea Huta është kujdesur që portreti i tij të mos publikohet ende, pavarësisht se fotot me të nuk mungojnë në rrjetet sociale të prindërve.

Ndërsa sa i takon profesionit, spektakli i ri nuk është i vetmi angazhim i Klea Hutës. Klean do ta shohim edhe si aktore, një ndër pasionet e saj që në fëmijëri. Gjithçka është bërë e ditur nga postimi i banorit të “Big Brother 2”, Bjordi Mezinit. Ai prezantoi trailerin e projektit të tij filmik “Kapiten Dinamo”.

Nga videoja dhe hashtaget nën të kuptojmë se bëhet fjalë për një serial televiziv, që ka në qendër jetën e një regjisori. Krah Kleas do të jenë edhe personazhe të tjera si: Erblin Bajko, Enxhi Cuku, Roland Saro, Aleks Seitaj, Romina Ruda etj. Nuk ka ende një datë për publikimin, ndërkohë që pritet veçantia e këtij projekti të ri televiziv.

Moderatorja Klea Huta vendosi që së fundmi t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo tregoi momente të ndryshme nga pritja e ëmbël dhe një ndër pyetjet që Klea nuk ka hezituar t’i përgjigjet ishte se sa ka qenë e nevojshme ndihma nga të tretët pas lindjes, nisur nga fakti se periudha pas lindjes shoqërohet me çrregullime të humorit dhe depresion.

“Ka qenë gjithçka. Pa mamin tim dhe të gjithë pjesëtarët e familjes sime dhe të Elgitit do ta kisha jo të vështirë, por të pamundur për të mos kaluar postpartum. Ma kanë bërë shumë të lehtë këtë rrugëtim të ri, më të bukurin në jetë, por dhe shumë i vështirë. E kam kaluar si diçka shumë normale, pa drama dhe pa depresione. Ndryshe nga fillimi i shtatzënisë”, ka shkruar Huta krah postimit të saj në “Instastory”, duke ndarë këto detaje nga pritja e ëmbël.

Klea ka treguar gjithashtu se gjatë shtatzënisë me Krid shtoi 19 kilogramë, megjithatë duket se ka arritur t’i humbasë menjëherë ato, pasi është shfaqur mjaft në formë. Ndërkohë, për ta mbajtur gjendjen psikologjike mirë, ajo ka vendosur të kthehet menjëherë në punë me një projekt muzikor.

Kështu, pas ardhjes në jetë të djalit Krid, Klea Huta lajmëron rikthimin në muzikë me një bashkëpunim. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës së re në “Instastory”, duke pyetur ndjekësit se me kë mendojnë se do të vijë në bashkëpunim.

“Me kë dhe kur?” – ka shkruar Klea krah postimit ku shfaqet në makinë duke dëgjuar këngën. Huta nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë rreth rikthimit të saj në muzikë, por me siguri ajo ta ndajë shumë shpejt projektin e saj më të ri.

E kështu, pavarësisht faktit që është me djalin e vogël, Klea duket shumë aktive sa i takon karrierës./Panoramaplus.al

të fundit

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

1 hour ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

1 hour ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

2 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

2 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

2 hours ago

Zyrtare: Morgan Rogers transferohet te Chelsea për shifër rekord

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke…

2 hours ago