Një aksident fatal me helikopterin e tij priva, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant.
Ky i fundit ishte duke udhëtuar bashkë me disa miq të tij, kur helikopteri u rrëzua rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit, ndërsa autoritetet vendase konfirmuan se në bord ishin 5 persona, asnjëri prej të cilëve nuk ia doli të mbijetojë.
“Fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar asnjë”: tha shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, i cili gjithsesi nuk pranoi të komentojë mbi identitetet e viktimave, ndonëse tani është konfirmuar që bëhej fjalë për helikopterin privat të Bryant.
Mediat amerikane kanë gjithashtu dyshime mbi prezencën e bashkëshortes së 41-vjeçarit, Vanessa Bryant, që me shumë gjasa nuk ka qenë në bordin e helikopterit në momentin e përplasjes.
Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.
Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.
Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar.
Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen…
Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të…
Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë…
Një grup i madh artistësh kanë bërë një thirrje të qartë për të tërhequr ftesën për aktorin dhe producentin skocez,…
Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur…
Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20…