Një vajzë nga Korça e cila jeton në Greqi prej 21 vitesh, Elona Agoll ka bërë një gjest mjaft human për vendin ku ajo jeton.
Ajo ka një rrobaqepësi të vetën në qytetin e Grevenës dhe spitali i kërkoi asaj të qepte 600 maska.
Elona e ka pranuar këtë gjë dhe pa ngurruar fare iu fut punës. Kur i ka dorëzuar spitalit porosinë dhe kur u pyet për çmimin ajo u shpreh se i ka bërë falas.
Ky veprim i ka lënë pafjalë të gjithë përfshirë edhe drejtuesit e spitalit ku ajo i dorëzoi këto maska.
Një nga komshinjtë e saj ka bërë një postim dhe shprehet shumë krenar që njeh Elonën dhe familjen e saj shkruan ora neës.
“Elona Agolli është nga Shqipëria. Vitet e fundit ajo dhe familja e saj kanë jetuar dhe punojnë në Grevena. Shtëpitë tona janë krah për krah. Kur asaj iu kërkua ndihmë, nuk e mendoi dy herë.
Këtë mëngjes ajo hapi dyqanin e saj dhe bëri 600 maska falas për nevojat tona spitalore.
Në këtë periudhë të vështira për fat të mirë ekziston njerëzimi. Ndihem krenar që kam fqinjë të tillë, ndihem krenar që kam takuar një familje kaq të shkëlqyeshme! Ajo nuk donte që unë të përmend asgjë …”, shkruan një mik i saj në “Facebook”.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata e krijuar nga një vatër e fuqishme zjarri në masivin me pisha të Kodër…
Policia ka vënë në pranga 27-vjeçarin Fabian Muçollari, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje. Uniformat blu, u vendosën në…
Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përfunduar rinumërimin e votave për 94 qendrat e votimit të qarkut Elbasan,…
Në vetëm 14 vite, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u…
Sot, më 18 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.2 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.5…
Ditën e sotme në vendin tonë, që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, pritet të ketë në pothuajse…