Prej gati dy vitesh, moderatori i njohur Ledion Liço është larguar nga ekrani dhe ka shijuar larg syrit të mediave jetën e tij private.
Madje, për një kohë të gjatë ai çaktivizoi çdo rrjet social, duke i lënë të gjithë kuriozë të mësonin se ç’po bëhej me të.
Të pakëtat raste kur e kemi parë kanë qenë kur partnerja e tij, Sara, ka ndarë foto me të në llogarinë e saj në Instagram.
Megjithëse zotëron edhe një llogari personale në Instagram, Ledioni nuk e përdor thuajse fare atë.
Madje, vumë re se të vetmet foto që kishte publikuar, ai i ka fshirë nga profili i tij.
Për më tepër, Ledioni ka fshirë foton e tij të profilit dhe ka ndryshuar username-in, duke e vendosur “mr.ledionlico”.
Nuk e dimë nëse ky ndryshim i emrit pas kaq kohësh “paralajmëron” një rikthim të Ledionit, apo nëse moderatori do të mbajë sërish një profil tepër privat përsa i përket jetës personale.
Në muajin maj të vitit që lamë pas, Ledioni dhe Sara u bënë prindër për herë të dytë.
Ata u bekuan me vogëlushin Roman dhe duket se fëmijët dhe puna kanë zënë një pjesë të madhe të kohës së Ledionit, i cili ka hequr dorë tërësisht nga rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50, një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin…
Mbrëmjen e djeshme, një situatë kaotike ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare”. Disa tifozë janë…
Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do…
Sot, më 8 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97…
Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur…
Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…