Categories: Uncategorized

Thaçi i dërgon letër Kurtit, e pret në takim më 6 janar (FOTO LAJM)

Komunikimi me letra vazhdon!

Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar letrën e katërt kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit.

Por, ndryshe nga herët e tjera kur përmes letrave e ka ftuar në takim, i pari i vendit këtë herë i ka shkruar për t’i thënë Albin Kurtit se do ta presë në takim më 6 janar në zyrën e tij – ashtu siç kishte propozuar ky i fundit.

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka refuzuar tri herë me radhë ftesën e presidentit Hashim Thaçi.

Në letrën e fundit presidenti e ftoi Kurtin që të takohen në ditën e fundit të vitit 2019, më 31 janar në orën 10:00, por ai e refuzoi duke i propozuar vet që të takohen më 6 janar.

Në konferencën e fundvitit, presidenti paralajmëroi se do ta presë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në ditën që ky i fundit kishte propozuar.

Thaçi e kishte ftuar edhe dy herë të tjera liderin e Vetëvendosjes, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, në takim konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

të fundit

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale…

14 minutes ago

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plas sherri mes fqinjëve (EMRAT)

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me…

52 minutes ago

Detaje nga plagosja në Sarandë/ Ja kush është i lënduari (EMRI)

Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj,…

1 hour ago

Plagoset një person në Sarandë, detajet e para

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në rrugën “Mitat Hoxha”, në zonën e njohur si “Ekualipsi”, ku…

1 hour ago

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Ditën e sotme 6 qershor 2025, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh. Si pasojë e trafikut,…

1 hour ago

Ish-anëtar i klanit mafioz rrëfen trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria: 3 tonë drogë erdhën me jaht

Një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane në Vieste ka treguar si bëhej trafiku i drogës ‘breg më breg’ mes mafies së…

2 hours ago