Një nga reperët më të mirë shqiptar, Mozzik, feston sot ditëlindjen e 25-t.
Ato që morën vëmendjen e të gjithëve janë dy foto të publikuara nga ai në Instagram, kur shihet i veshur gati për të udhëtuar me valixhe në duar.
None found
Fillimisht, këto foto u komentuan pasi bluza e veshur nga ai i përket Loredanës, ose të paktën kështu e dimë ne, pasi reperja është shfaqur edhe më herët duke e veshur të njëjtën bluzë me këtë dizajn.
Po ashtu, në foton e dytë shohim hijen e fotografes, që i ka realizuar reperit fotot, një bjonde për të cilën të gjithë fansat po thonë se është Loredana.
Mirëpo, këto foto po çmendin fansat pasi faqe të ndryshme në Instagram kanë zbuluar shifrën e çmendur që ka shpenzuar Mozzik për këtë look.
Bluza e Mozzikut që është nga marka 6pm season kushton 94 euro, çantat “Louis Vuitton” njëra 1.520 euro, tjetra 1.540, pantallonat 99,90 euro, jeleku i markës Live Fast Die Young 129 euro, kapelja nga Mbl Boston Cap 22 euro, ora Rolex 31.900 euro dhe atletet Alexander McQueen 395 euro.
Para se t’ju themi çmimin total uluni diku… u ulët? Mozzik ka shpenzuar në total 35,700 euro.
Epo, gjithë ai sukses në karrierën e reperit, padyshim që ka edhe benefite financiare!/iconstyle
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…