C Gjilani është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të fillojë pjesa e dytë e Kampionatit të Kosovës. SC Gjilani është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës kundër klubit rus, Yenisy Krasonyarsk, që bën gara në ligën e dytë të Rusisë.
Kjo ndeshje është e karakterit miqësor, por klubi nga Kosova ka lëshuar një “gafë”. Klubi rus po e konsideron SC Gjilanin si klub nga Serbia.
None found
Klubi rus në kanalin e tyre në “Youtube” për ta ndjekur direkt ndeshjen miqësore, Yenisey Krasonyarsk e ka përshkruar Gjilanin si klub serb, ndërsa ky link është shpërndarë në Facebook nga SC Gjilani.
“Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni live ndeshjen FC Yenisey vs SC Gjilani, e cila fillon në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit të Superligës, ndërsa transmetimi direkt është titulluar “Ndeshja miqësore Yenisei vs Gilani (Serbia)”.
Ndeshja testuese e SC Gjilanit kundër klubit që sezonin e kaluar luajti në Premierligën ruse po zhvillohet në “Emirhan Football Center” në Antalia të Turqisë.
SC Gjilani sezonin vjeshtor e përfundoi në pozitën e dytë me 32 pikë, pas 17 xhiro të zhvilluara.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me kritikat e…
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga…
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin ka përfunduar me një person të…
Sipas gazetarit të Radio MARCA, Ramon Alvarez de Mon, Liverpooli po e ndjek nga afër situatën kontraktuale të Vinícius Júnior…
Protestuesit nuk ndalen. Paraditen e së enjtes, ata u mblodhën përpara Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta…
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke e bërë atë më të ashpër…