C Gjilani është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të fillojë pjesa e dytë e Kampionatit të Kosovës. SC Gjilani është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës kundër klubit rus, Yenisy Krasonyarsk, që bën gara në ligën e dytë të Rusisë.
Kjo ndeshje është e karakterit miqësor, por klubi nga Kosova ka lëshuar një “gafë”. Klubi rus po e konsideron SC Gjilanin si klub nga Serbia.
Klubi rus në kanalin e tyre në “Youtube” për ta ndjekur direkt ndeshjen miqësore, Yenisey Krasonyarsk e ka përshkruar Gjilanin si klub serb, ndërsa ky link është shpërndarë në Facebook nga SC Gjilani.
“Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni live ndeshjen FC Yenisey vs SC Gjilani, e cila fillon në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit të Superligës, ndërsa transmetimi direkt është titulluar “Ndeshja miqësore Yenisei vs Gilani (Serbia)”.
Ndeshja testuese e SC Gjilanit kundër klubit që sezonin e kaluar luajti në Premierligën ruse po zhvillohet në “Emirhan Football Center” në Antalia të Turqisë.
SC Gjilani sezonin vjeshtor e përfundoi në pozitën e dytë me 32 pikë, pas 17 xhiro të zhvilluara.
Kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Ilir Alimehmeti, në podcastin ‘Të Pashoq’, tha se përmes heshtjes…
Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram me një fotografi të re ku…
GJKKO ka dënuar me 4 vite burg avokatin Radovan Çela, i cili akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm ndaj…
Këtë të enjte, u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame. Artan Lame, një nga figurat…
Ditën e sotme, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike…