Pasi provoi mesazhin zanor në telefon dhe kritikave të shumta, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të mbërritur tek qytetarët.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të porosisë qytetarët përmes email-eve, duke deklaruar se me zgjerimin e fashës orare të lëvizjes, bëhet e detyrueshme zbatimi strikt i rregullave të vendosura për mos transmetimin e koronavirusit.
Emaili i certifikuar nga AKSHI, ka mbërritur sot në adresën postare të shumë qytetarëve dhe në të janë të renditura të gjitha këshillat se si duhet të sillen njerëzit kur dalin nga shtëpitë për në punë, me qëllim mos infektimin e tyre apo të personave të tjerë, të afërm ose jo.
PERMBAJTJA E EMAIL:
Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht!
Teksa po hyjmë çdo ditë e më shumë në fazën 2 të përballjes me COVID19, duke rihapur punën në gjithë sektorët e ekonomisë, si edhe zgjeruar hap pas hapi fashën orare të lëvizjes, qoftë për këmbësorët e qoftë për automjetet, sjellja jonë në raport me rregullat ka një rëndësi jetike.
Secili prej nesh duhet të bëjë me vetëdije të lartë detyrën karshi familjes dhe shoqërisë, në respektimin rigoroz të rregullave, për të mos lejuar zhbërjen e sakrificave të deritanishme dhe një kthim të dhimbshëm mbrapsht nëse Armikut të Padukshëm i hapen shtigje nga abuzimi me rregullat.
Ju lutem mos harroni se kur dilni nga shtëpia, jeni nën shënjestrën e tij dhe lani duart shpesh, vendosni krahun para gojës kur teshtini, hapni sa më shumë dritaret. Mos ecni në këmbë me më shumë se sa një person tjetër në krah, mos krijoni asnjë grumbullim dhe ruani distancë 1.5m nga tjetri në radhat e pazareve.
Jini të vëmendshëm në vendin tuaj të punës dhe mos lëvizni me automjet me më shumë se një person tjetër brenda, diagonal me shoferin. Pasojat ligjore të shkeljes së rregullave janë të rënda, por secili prej nesh duhet t’i respektojë këto rregulla, jo thjesht pse kështu thotë ligji, po mbi të gjitha sepse vetëm kështu ruan veten, familjen, popullin dhe vetë Shqipërinë nga e keqja e madhe, që deri tani e kemi shmangur me kaq sukses së bashku.
Ne duhet e do ta fitojmë këtë luftë medoemos dhe do të dalim prej saj më të mirë dhe më të fortë! Së bashku!
Më e mira do të bëhet, me durim, besim, solidaritet. Qofshi gjithnjë mirë familjarisht,
Edi Rama /albeu.com/
Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo…
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…
Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…
Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…
Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut Fier, Shërbimet e…