Rrjeti social Facebook është bërë pjesë e përditshme e shumë njerëzve tashmë e një kohë dhe me shumë gjasë shumica prej tyre deri tani kanë bërë postime me “tonelata”.
Për ata që i duken postimet e vjetra jo të përshtatshme tani, mund t’i fshijnë ato një nga një dhe ky proces mund të jetë shumë i gjatë dhe i mërzitshëm.
None found
Facebooku duket se e ka kuptuar që shumica e njerëzve duan t’i fshijnë postimet e vjetra përnjëherë dhe së fundmi ka lansuar një veçori të re e cila ua mundëson përdoruesve të fshijnë shumë postime njëherësh.
Në vijim ju sjellim se si të fshini një pjesë të historisë në Facebook përmes një procesi shumë të thjeshtë.
Kyçuni në aplikacionin e Facebookut në telefonin tuaj;
Shkoni në profil dhe klikoni tri pikat për të hyrë në menu;
Klikoni në Activity Log > Manage Activity > Zgjidhni “Your Posts”;
Klikoni mbi katrorin e vogël në mënyrë që postimet t’i arkivoni ose fshini;
Klikoni butonin “Trash” për të fshirë postimet.
Gjithashtu, Facebooku i ruan postimet e fshira në shportë për 30 ditë para se të
fshihen përgjithmonë në rast se një postim është fshirë gabimisht.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…