Categories: Uncategorized

Si një aktore e lindur, Klaudia Pepa publikon fotot e para nga xhirimet e filmit (FOTO LAJM)

Klaudia Pepa na tregoi disa ditë më parë se është në qiellin e shtatë pasi i është realizuar më në fund ëndrra e saj më e madhe.

Balerina shqiptare do të marrë pjesë në një film, që titullohet “REVERSE” dhe është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re.

Filmi ka nisur xhirimet në 17 gusht në Abruzzo, në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë, në periudhë pandemie.

I shkruar nga skenaristi francez Guillaume Pichon, ky projekt do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe ka karakter thriller ligjor, që do t’ju lërë të gjithëve pa fjalë.

Skenari flet për një vrasës serial, psikopat, që vret gjithmonë duke përdorur një thikë blu. Pas tij do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, duke e marrë në pyetje do të çojë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij!

Thrilleri ku interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të shënojë debutimin e shqiptares Klaudia Pepa bashkë me Beppe Convertini.

Ditën e sotme balerina na ka treguar me anë të një postimi në Instagram një pjesë të skenave të xhirimit të filmit në të cilin do të jetë pjesë.

“Ja dhe eksperienca ime e parë si aktore për filmin Reverse. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur për këtë rrugëtim të ri”, ka shkruar ajo.

Klaudia shihet e veshur me një veshje në ngjyrë të zezë duke xhiruar me grupin e punës dhe ne mezi po presim të shohim rezultatin.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago