Ndeshja e javës së 24 të LaLigas mes Eibar dhe Real Sociedad nuk do të zhvillohet.
Federata spanjolle e kishte parashikuar këtë sfidë për ditën e nesërme në orën 16:00, por autoritet e qeverisë baske kanë dërguar një kërkesë drejt organizatorëve dhe ndeshja është shtyrë për t’u zhvilluar në një moment më të përshtatshëm.
Arsyeja e shtyrjes së kësaj sfide është cilësia e ajrit në ambientet rreth stadiumit. Kjo për pasojë të një defekti të rëndë në landfillin e Zaldibarit, i cili ndodhet afër ”Ipurua Municipal Stadium”, ku zhvillon ndeshjet ekipi i Eibar. Kështu, të gjitha palët kanë rënë dakord për moszhvillimin këtij takimi deri në normalizimin e situatës.
Në njoftimin e Federatës shkruhet: “Komiteti i Konkurrencës, në përputhje me klubet e përfshira dhe me rekomandimin e Qeverisë Baske, ka vendosur të pezullojë nesër ndeshjen Eibar-Real Sociedad në stadiumin ‘Ipurua’”.
Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…
Influencerja e njohur Chiara Ferrani është shpallur e pafajshme nga gjyqësori italian në lidhje me akuzat për mashtrim me të…
Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.…
OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR), me seli në Norvegji, deklaroi sot se të paktën 3,428 protestues…
Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim të fortë ndaj banorëve të “Big Brother VIP 5”, pas shkeljeve…