Categories: Uncategorized

Shtatzëni me paramendim apo jo? Olta Boka rrëfen gjithçka (FOTO LAJM)

Në korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë të quajtur Gaia. Në një bisedë të fundit me ndjekësit, Olta ka zbuluar disa detaje për vajzën. Ajo ka treguar se vogëlushja i ngjason 40% asaj dhe 60% babit. Olta ka zbuluar edhe detaje për emrin e vogëlushes, të cilin e ka zgjedhur vetë por sigurisht me miratimin e partnerit. “Gaia konsiderohet si fillimi i jetës në tokë dhe për mua ishte njësoj! Unë rilinda me të”, shkruan Olta.

Mirëpo, a do ta shohim ndonjëherë Gaian në publik?

“Kjo është një pyetje që më bëhet vazhdimisht. Nuk e di nëse do ta prezantoj Gaian publikisht. Unë marr shumë dashuri nga ju dhe jam më e lumtura për këtë, por dua ta mbroj edhe nga ndonjë “sulm” dashakeqës që me thënë të drejtën në raste të tilla ndikon shumë”, shprehet këngëtarja.

“E doje këtë shtatzëni? E kishe planifikuar?”- e pyet një ndjekës, të cilit Olta ia kthen:

“Për mua fëmija është investimi dhe dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes! E doja me shpirt dhe mezi e kam pritur! Unë kam kuptuar që kam ardhur në jetë për t’u bërë mama”, shkruan ajo.

të fundit

Horoskopi 29 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…

2 hours ago

“Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…

2 hours ago

Pas viktimave në Kiev, Ukraina hakmerret me një goditje ndaj infrastrukturës ruse

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…

2 hours ago

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët, 60% studentëve kanë zgjedhur të aplikojnë në shtet

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…

3 hours ago

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…

3 hours ago

Kokrra e fasules i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, fëmija nga Korça dërgohet me urgjencë në Tiranë

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…

3 hours ago