Categories: Uncategorized

“Sherri” për Stresin s’paska fund, Roza s’ja le mangët Keisit: Për famë bëni gjithçka (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë Stresi ishte i ftuar në “Why not” dhe gjatë emisionit, së bashku me Rozën realizuan një skeç ku inskenuan skenën e arrestimit. Ky skeç nuk u prit aspak mirë nga ish partnerja e Stresit, Keisi e cila shpërtheu ashpër ndaj Rozës.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te Portokallia dhe jo tek Why not. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur “Si ta bëjmë mizën balenë” dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vetë bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur”, shkruante Keisi.

Roza ka reaguar sot pas deklaratës së Keisit duke postuar disa foto nga emisionit e duke u shprehur se e gjitha ishte një skeç e bazuar në historinë e vërtetë, por të hiperbolizuar. Roza shkruan se Stresi ra dakort ta bënin skeçin për të treguar sesi femrat mund të të fusin në telashe

“Stresi i ftuar në Why not me nje skeç të bazuar në një histori të vërtetë. Por e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar me ironi kundrejt realitetit dhe disavantazhit të të qenurit person publik. Kuptoni ironinë njerëz. Vetë i ftuari u pajtua me skeçin tonë. Femra gjithmonë është shkop ndër rrota, te një mashkull që është nën vëzhgim. Të gjithë ne njohim raste sesi femrat fusin hundët, kalojnë konfidencat dhe të hapin probleme. Sot për famë femrat bëjnë gjithçka”, shkruan Roza.

të fundit

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

5 minutes ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

47 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

1 hour ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

2 hours ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

2 hours ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago