Stormi Webster ka nisur që tani të mësohet me jetën e luksit dhe kjo falë nënës së saj, Kylie Jenner. Ajo është vetëm 2 vjeçe dhe sapo ka blerë një çantë që kushton më shumë se të gjitha çantat tona të mbledhura bashkë.
Ditën e sotme Kylie postoi në Instagram një foto të Stormit duke mbajtur në krahë një çantë Hermes para nisjes së kopshtit. Para se t’ju themi shifrën e saj, por ju paralajmërojmë që mund të ngeleni pa fjalë!
Çanta e shpinës Hermes Togo Kelly Ado në ngjyrë rozë ka kushtuar plot 12 mijë dollarë. Pamjen e saj vogëlushja e kishte plotësuar me një palë atlete Air Jordans, një fustan të zi dhe një palë vathë diamanti. Se sa mund t’i ketë kushtuar në total Stormit e gjithë veshja e nisjes së kopshtit nuk e dimë, por e marrim pak a shumë me mend përderisa mësuam shumën e kripur të çantës.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Stormi merr dhuratë një çantë firmë, sepse që në këtë moshë ajo thuajse e ka plotësuar koleksionin me brandet më të njohura. Mjafton të përmendim këtu çantën e personalizuar Louis Vuitton, që tezja e saj, Khloe Kardashian, i bleu në fillim të këtij viti dhe që kushtoi rreth 2 mijë dollarë.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…