Categories: Uncategorized

Rrahin barbarisht afrikanin, kush është shqiptari i arrestuar me 6 identitete

Ai ishte dëmtuar në fytyrë me thikë ose me shishe të thyer për shkak të një sherri banal, për të cilën viktima nuk kishte asnjë faj.

Bëhet fjalë për një të ri nga Gana, i cili u sulmua nga tre shqiptarë, të cilët u arrestuan nga policia në Novate të Italisë.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi përmes Conciliazione, ku makina Fiat Multipla, drejtuar nga tre shqiptarët ndoqi një makinë tjetër ku u riu ndodhej si pasagjer. Pavarësisht se kishte zbritur nga automjeti dhe kishte vazhduar rrugën, shqiptarët e ndoqën duke e rrahur barbarisht dhe plagosur.

Një prej treshes sulmuese që goditi afrikanin, ishte edhe Alket Bafti, i njohur për aktet e dhunës. Tre vjet më parë, ai qëlloi një maroken në një bar në Piacenza, duke e plagosur në këmbë, ngjarje e ndodhur për arsye xhelozie.

Teksa afrikani përfundoi në spital me plagë në fytyrë, policia arrestoi autorët. Fillimisht, si të arrestuarit edhe viktima nuk sqaruan arsyet e incidentit.

Sidoqoftë, doli se një nga sulmuesit ishte Bafti i cili, pas gjuajtjes me armë në ngjarjen e mëparshme, kishte ikur me nxitim me të dashurën e tij. Bafti u arrestua një vit më vonë. Arrestimi ndodhi në Gjermani, pas disa vjedhjeve.

Ai ishte dëbuar nga Italia disa herë, por gjithnjë ishte rikthyer si emigrant i paligjshëm.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një bashkëpunimi midis karabinierëve, Interpolit dhe policisë shqiptare. Bafti, i cili ndërkohë kishte krijuar gjashtë identitete false, u arrestua në fillim të korrikut në Lingen në Saksoninë e Ulët. /Panorama

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

5 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

5 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

5 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

5 hours ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

5 hours ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

5 hours ago