Ajo ka ngritur gjithmonë zërin në padrejtësi e sidomos kur preken gratë.
Rozana Radi është një nga personazhet shqiptar më aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, në një postim në Instagram ajo ka zbuluar se ia ka dalë të përballet me vështirësi nga më të ndryshmet në jetë, por asnjëherë nuk i ka zgjatur dorën askujt.
Rozana ka kujtuar humbjen e babait dhe të nënës së saj, duke u shprehur se frika e vdekjes e ndjek kudo.
“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado.
Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë ti shijoj disa “gazetarë”, shkuar dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj.
Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt”, ka shkruar Radi, duke emocionuar shumë njerëz, që e ndjekin me shumë kureshtje.
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…