Categories: Uncategorized

Breshëri plumbash mbi RENEA-n, policia zbardh si u ekzekutua 71 vjeçari në Elbasan

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga aksioni i sotëm në Elbasan ku u ekzekutua shtetasi Lefter Zhidru, pas një rezistence prej 5 orësh.

Shtetasi në fjalë rreth 5 orë më parë, pas një denoncim nga ish-gruaja e 3, qëlloi mbi patrullën e policisë duke plagosur dy të rinj, kalimtarë.

Të lidhura

None found

Më pas ai u ngujua në banesën e ish-gruas në Elbasan, ku ishte i armatosur dhe nuk pranonte të dorëzohej.

Pas shumë negociatave të dështuara, RENEA u detyrua të ndërhynte në banesë ku është pritur me breshëri plumbash nga shtetasi në fjalë.

“Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas…”- njofton policia e Shtetit.

Reagimi i plotë mbi ngjarjen në fjalë:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme “Shqiponjat” të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç, ju informojmë se:

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renena i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokuroria, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Kush është 71-vjeçari, Lefter Zhidro?

Lefter Zhidro, i lindur dhe me familje ne njesine administrative Xarre në Bashkinë e Konispolit, në Sarandë është 71-vjeçari që po mban peng prej orës 13:30 qytetin e Elbasanit.

Zhidro rezulton i martuar dhe i divorcuar 3 herë si dhe ka tre fëmijë nga këto martesë.

Floresha, e cila ka bërë denoncimin sot e ka kërkuar ndihmë nga policia, pas një konflikti, është gruaja e tretë e tij, me të cilën prej kohësh rezulton i divorcuar.

Një djalë i tij jeton i vetëm, ndërsa një djalë tjetër i jeton në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të. /albeu.com/

të fundit

“Ti fitove zemrën time”/ Ish-banorja e BBVA i bën dedikimin romantik Erling Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës (FOTO)

Erling Haaland vijon të jetë një nga futbollistët më të komentuar edhe pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi…

16 seconds ago

AMP arreston dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, u filmuan duke marrë ryshfet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet, të dyshuar për…

4 minutes ago

“Pse nuk po martoheni më?”/ Françeska Murati hap debatin për martesat dhe rënien e lindjeve (FOTO)

Françeska Murati ka ndezur një diskutim në rrjetet sociale pasi ngriti një pyetje që lidhet me një fenomen gjithnjë e…

4 minutes ago

Antero Lopes caktohet drejtues i ri i EULEX-it nga BE-ja

Këshilli Evropian emëroi portugezin Antero Lopes shef të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX. Ai…

7 minutes ago

Juela Nikolli publikon foton me nënën dhe i bën dedikimin më të ëmbël në ditëlindjen e saj të 63-të

Nëna e këngëtares Juela Nikolli ka festuar ditëlindjen dhe kjo e fundit nuk ka nguruar që t’i bëjë një urim…

8 minutes ago

Gjyqësori në veri, në pritje të rikthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Në Qendrën për Energji Qytetare (CEC) në Mitrovicën e Veriut u mbajt të enjten konferenca "Gjyqësori në veri të Kosovës:…

8 minutes ago