Categories: Uncategorized

Ramush Hardinaj ushtroi dhunë mbi bashkëshorten? Reagon Anita (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në familjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Portali Bota.sot, shkruan se në Urgjencën e Qytetit në Prishtinë, është paraqitur e rrahur dhe e dhunuar, bashkëshortja e Haradinajt, Anita. Sipas medias në fjalë, thonë se Policia ka qenë edhe në shtëpinë e Haradinajt, ku ka marrë në pyetje çiftin se çfarë ka ndodhur.

Por çfarë ka ndodhur?

Gazeta Express ka marrë në telefon Anita Haradinajn, e cila thotë se e ka lexuar artikullin e Botasot, por mohon që ndaj saj të jetë ushtruar dhunë. Ajo thotë se është në Durrës dhe jo në Prishtinë, dhe shton se kurrë, Ramush Haradinaj nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

“Po e kam pa (raportimin). Së pari unë hiç s’jam në Prishtinë, jam në Durrës, e para e punës. Kështu që nuk janë të vërteta hiç, po nuk e di pse janë çu peshë. Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune. E s’po e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bë thashetheme”, u shpreh ajo.

Por, Anita nuk ka as në plan të padisë median që ka nxjerrë lajmin. “Nuk jam marrë me këtë punë hiç, për arsye se nuk m’u ka dukë as e arsyeshme, as interesante, m’u ka dukë kot. Nuk është hera e parë që bëjnë (shkrime), duhet me mendu… E me ia nisë ashtu, duhet me nejtë nëpër gjykata me gënjeshtrat dhe rrenat, sidomos të “Botës Sot”, përfundoi ajo. Ndërkohë që nga ana e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, nuk ka asnjë përgjigje.

të fundit

Aksidenti me 2 viktima në Krumë-Golaj, policia arreston shoferin 19-vjeçar

Policia e Kukësit, ka arrestuar 19-vjeçarin që u përfshi në aksidentin rrugor me 2 të vdekur në aksin Krumë-Golaj. 19-vjeçari,…

2 minutes ago

Ish-bashkëshorti i Kristin Cabot thyen heshtjen pas skandalit në koncertin e Coldplay: Ishim…

Dy muaj pas videos virale nga koncerti i Coldplay, ku Kristin Cabot dhe CEO i Astronomer, Andy Byron, u panë…

35 minutes ago

Rama: Apartamentet që shiten 2 herë do konfiskohen, ndërtimi do përfundohet nga shteti

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës ligjore në mbrojtje të pronës dhe territorit, Edi Rama paralajmëroi se do të…

49 minutes ago

“Dy shtëpi më mirë se një e stresuar”, Ajlin Petrela flet për ndarjen nga Erion Isai

Ajlin Petrela, regjisorja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të…

53 minutes ago

Me një aksesor të vogël, Jennifer Lawrence zbulon emrin e djalit të sapolindur

Jennifer Lawrence mund të ketë zbuluar emrin e fëmijës së saj të dytë. Ylli i “Hunger Games” u fotografua ndërsa…

1 hour ago

E përjashtoi Gatuzo nga skuadra, sulmuesi shqiptar surprizon duke firmosur në kategorinë e tretë

Leon Dajaku, do e vazhdojë karrierën tek Ulm 1846 në Gjermani. 24-vjeçari ka befasuar me këtë zgjedhje, pasi tashmë do…

2 hours ago