Categories: Uncategorized

Qytetarët denoncojnë abuzimet në OSHEE, UKT dhe banka: Të presësh 4 orë për të marrë paratë e tua (VIDEO)

Prej javësh qytetarët përballen me pritje të gjata tek pikat e OSHEE-së, UKT-të apo tek bankat. Një situatë e tillë nuk ka marrë zgjidhje pavarësisht se kanë kaluar disa kohë. “ABC News” bëri vëzhgim në disa pika, duke sjellë dhe shqetësimet e qytetarëve.

Kjo situatë ende nuk po merr zgjidhje. Qytetarëve u duhet të shkojnë herët në mëngjes pranë pikave të oshe-se, për të zënë radhën e më pas për të shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujit.

“Kam mbi një orë që po pres dhe nuk kam mbaruar punë. Leje-dalja nuk mjafton, por duhet të pres ti paguar”, shprehet një qytetare.

Jo pak herë pritjet shoqërohen edhe me tension.

Shumë prej këtyre qytetarëve janë në këtë pikë të OSHE pasi pretendojnë se faturat u kanë shkuar shumë të larta, apo problematika të mbaruara që nuk u kanë marrë zgjidhje.

“Nuk na lejojnë të dalin. Më ka ardhur një faturë e dhjetorit 1000 kV më tepër. Nuk kam shpenzuar kam shumë, të vijnë të shohin sahatet. Unë i dënuar ja, s’ka të paguaj, ku ti gjej paratë”, shprehet një pensionist.

Një situatë e ngjashme është edhe pranë bankave në Tiranë.

“Kemi dalë që në orën 07:00 dhe ende deri në orën 10:00 nuk kam mbaruar punë”, shprehet një qytetare.

“4 orë kam këtu, kam marrë leje nga puna dhe ende nuk kam tërhequr paratë”, thotë një tjetër qytetar.

Java e ardhshme, siç është paralajmëruar, do të ketë orare më të zgjeruara për lëvizjen e qytetarëve dhe rinisin e aktivitetit të disa kategori biznesesh. Një gjë e tillë mund të shtojë edhe më shumë radhët dhe po ashtu nevojën që institucionet të procedojnë me staf të shtuar./abcnews.al

të fundit

Protestë në tribunat e ndeshjes Izrael-Itali, tifozët italianë vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë, nisi me tensione…

15 minutes ago

“Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!”/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga masakra në Shkodër me…

21 minutes ago

Aksidenti në Has, një i vdekur dhe dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën si pasojë…

1 hour ago

“Forcat izraelite po riorganizohen”/ Netanyahu paralajmëron sërish banorët e Gazës: Largohuni tani

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar sërish banorët e qytetit të Gazës që të largohen sa më shpejt të jetë…

2 hours ago

“Unë u dënova vetëm se denoncova krimin”,Salianji për autorin e vrasjes në Shkodër: Krimineli me 1.3 kg drogë bëri vetëm 1 vit burg

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë kriminale ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku dy persona u…

2 hours ago

Pas rrëzimit të qeverisë, Franca në krizë politike! Sfidat me të cilat përballet Macron! Çfarë pritet të ndodhë

Pas humbjes së votës së besimit në Asamblenë Kombëtare, Kryeministri francez François Bayrou pritet t’i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen Presidentit Emmanuel…

2 hours ago