Categories: Uncategorized

Qeveria nuk plotësoi kushtet, Superiorja bojkoton kampionatin (FOTO LAJM)

Fundjava nuk do të ketë kampionat. 10 klubet e Superiores, të mbledhura në fillim të muajit gusht, ishin të qarta dhe dolën me një deklaratë të përbashkët ku bënin me dije se nëse katër kushtet e tyre nuk plotësohen nga qeveria, atëherë do ta bojkotojnë nisjen e garës.

Letër kryeministrit Edi Rama, por më kot. Asnjë takim mes palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët. Kjo i ka lodhur drejtuesit e klubeve të Superiores, që nga Bjellorusia dolën me një deklaratë tjetër dhe këtë herë paralajmëruan se do të protestojnë edhe në bulevard për t’iu plotësuar premtimet që vetë kryeministri u ka bërë rreth dy vite më parë.

Liga e Futbollit nuk është se ka dalë me një komunikatë për të njoftuar se në fundjavë nuk zbresin në fushë, por mjafton të shohësh se ka ekipe që kanë programuar miqësore për në fundjavë. Teuta e Vllaznia përballen nesër mes tyre, një detaj që flet vetë, pasi nëse do të luhej në kampionat kurrsesi nuk do të kishte miqësore mes tyre.

PARALAJMËRIMI – Nga Azerbajxhani, Liga doli me deklaratën e mëposhtme: Sot në mbledhjen e ligës së klubeve të Kategorisë Superiore të Shqipërisë, zhvilluar ne Minsk të Bjellorusisë, morën pjesë 9 klube nga 10 gjithsej. Pas një diskutimi të kujdesshëm dhe serioz, ne presidentët e klubeve vendosëm njëzëri dhe me unanimitet të plotë:

1.)Të çojmë deri në fund luftën tonë për plotësimin e katër kërkesave drejtuar qeverisë një muaj më parë:

a.Të ulet TVSH në masën 6%.
b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.
c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.
d.Te miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimit për Sportin.

2) Të apelojmë komunitetin e futbollit shqiptar, që debuton brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë, bashkësinë e sporteve të tjera, inteligjencën dhe shoqërinë shqiptare, të bashkohen me luftën tonë të drejtë e të ligjshme.

3) Ftojmë Qeverinë, në tavolinën e bisedimeve. Katër kërkesat tona janë një pjesë shumë e vogël e premtimeve gënjeshtare të kahershme e të përsëritura të qeverisë. Qeveria duhet të na dëgjojë dhe t’i plotësojë këto kërkesa minimale.

4) Ne nuk do tërhiqemi nga bojkoti ynë i kampionatit sa kohë nuk do dëgjohemi. Në datën 12 shtator kampionati ynë i Kategorisë Superiore nuk do të luhet. Ne do të protestojmë me qytetari e vendosmëri në bulevardet e Shqipërisë dhe nuk do të kthehemi më në fushat e blerta të stadiumeve, pa u përmbushur të katër kërkesat tona. Ne do të bëjmë të njohur për opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar gjendjen katastrofike të klubeve shqiptare për shkak të politikave të gabuara e të papërgjegjshme të shtetit dhe qeverisë shqiptare”. / abcnews.al/

të fundit

Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Rama: Duhen bërë ca llogari, po vendet e rajonit që po përcëllohen?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për zjarret pas debatit që ka shpërthyer në rrjet se pse nuk blen…

9 minutes ago

Situata dramatike në Gramsh/ Nis evakuimi i banorëve dhe bagëtive në fshatin Nartë

Situata e zjarreve në bashkinë e Gramshit nga ora në orë po vijon të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Sipas informacioneve…

30 minutes ago

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në emisionin “21 Gradë” në RTV21.…

44 minutes ago

Tronditet Durrësi/ Shpërthim me tritol jashtë një banese, raportohet për dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 në Durrës. Bëhet me dije…

1 hour ago

‘Dy ditë e netë të vështira nga zjarret, flakët po vihen nën kontroll”, Rama thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm

Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre…

1 hour ago

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…

2 hours ago