Categories: Uncategorized

Piktura mbi letra zyrtare, arti që i siguroi Ramës 46 milion lekë fitime (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama, i cili është në pushtet prej dy mandatesh fiton të ardhura të shumta edhe nga arti i tij, piktura.

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se kryeministri shqiptar ka fituar jo pak por rreth 46 milion lekë nga shitja e këtyre punimeve.

Të lidhura

None found

Përgjithësisht, Rama ka zgjedhur t’i ekspozojë jashtë Shqipërisë pikturat e tij të cilat si duket janë shumë të preferuara.

Në galerinë e bashkëngjitur lajmit mund të shikoni vetëm disa nga punimet e kryeministrit Rama, me të cilat sipas tij ka kapur vlerën e 46 milionë lekëve fitim.

Sa i pasur është kryeministri Edi Rama?

Nga analiza e deklaratës së kreut të qeverisë, gjatë vitit që lamë pas, të ardhurat nga krijimtaria artistike-shitja llogaritet në 46 mln lekë të vjetra.

Ndërkohë të ardhurat nga paga për 2019-n n janë 20 milionë lekë. Ndërkaq, të ardhurat kryesore në familjen kryeministrore duket se i sjell bashkëshortja e tij, Lindita Rama.

Nga të ardhurat personale për 2019, Lindita Rama ka shtuar 69 milionë lekë, ndërsa ka blerë edhe një tokë truall 80 metra katror në vlerë 30 milionë lekë.

Nga përshkrimi i të ardhurave, bashkëshortja e kryeministrit sqaron se 24 mln lekë i ka nga paga e saj, ndërsa si konsulente dhe ekspertiza të ndryshme ka marrë rreth 19 mln lekë.

Nga qiratë, apartament ka fituar 27 mln lekë . Ndërkaq nga kredia prej 80 mijë eurosh, bashkëshortja e Ramës ka shlyer për vitin që lamë pas 4400 euro dhe ka pa shlyer edhe 17800 euro.

Ndërsa djali Gregor Rama ka shitur automjetin e tij tip Audi me vlerë 12 mijë euro dhe ka blerë një automjet tjetër BMW 15 mijë euro.

Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit kanë qenë 27 mijë euro, ndërkaq të ardhura nga likujdimi për vitin që lamë pas kanë qenë 36 mijë euro. /albeu.com/

të fundit

Strike warning: Greek customs officers to halt work Monday morning at three border points

Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, sipas…

3 minutes ago

Musk warns of the end of money by 2036, Artificial Intelligence and robots will reshape everything

Elon Musk ka deklaruar se paratë mund të humbasin rëndësinë e tyre brenda dekadës së ardhshme, pasi inteligjenca artificiale dhe…

3 minutes ago

Testimony of the victims’ relative in Roskovec: Over 40 days of constant threats, justice failed

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në…

4 minutes ago

Suspect Arrested for Murder of Journalist Esposito, Victim’s Belongings Found in Hiding Place

Hetimi për vrasjen e gazetarit të pavarur italian Luigi Esposito, i njohur nga të gjithë si “Luca”, ka shënuar një…

4 minutes ago

56th Day of Protest: Citizens Accuse Rama – He Is the Evil of the Country, We Are Eagles, the Crows Are in Government

Në protestën e 56 kundër kryeministrit shqiptarët nuk i kanë kursyer akuzat dhe kritikat ndaj. Një protestues u shpreh se…

5 minutes ago

Pakistan aims to mediate the resumption of US-Iran dialogue; Trump signals talks continue

Me përshkallëzimin e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit javët e fundit, ka pasur raportime për një përpjekje të…

5 minutes ago