Categories: Uncategorized

Përplasja e madhe mes LDK-AAK, zbulohet shkaku dhe synimi i Haradinajt (FOTO LAJM)

anë duke vazhduar edhe me tej përplasjet mes dy partive që qeverisin me vendin, LDK-AAK.

Që nga takimi në Uashington, vend ky ku nisen edhe shkëndijat e para, përplasjet mes dy partive të koalicionit sa vijnë e bëhen më serioze.

Veprimtari i LDK-së, Haki Latifi, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se qeveria e kryeministrit Hoti duhet të përgëzohet për punët e mira, që ka bërë gjerë më tani.

Sipas Latifit, shkaku i gjithë këtyre përplasjeve konsideron së është suksesi i Avdullah Hotit, me të cilat po rritet autoriteti i sajë dhe mbështetja ndërkombëtare dhe ajo vendore.

“Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, duhet të përgëzohet për punët e mira, që ka bërë gjerë më tani. Për fat edhe më tutje po ecën në këmbë të qelqit derisa nuk ka stabilitet të qëndrueshëm politik edhe nga vet koalicioni që e përbën. Vlerësoj se situata aktuale politike është e brisht, jo stabile për shkakun edhe të veprimtarisë destruktive të partive politike opozitare. Sigurisht atyre po ju pengon suksesi i Qeverisë Hoti, me të cilat po rritet autoriteti i sajë dhe mbështetja ndërkombëtare dhe ajo vendore. Si rrjedhoj e kësaj situate, asnjë qeveri nuk mund të punojë pa pasur stabilitet politik. Njëherit, kjo praktikë e mentalitetit tonë (për fat të keq) e mospranimit të njëri-tjetrit po vazhdon. E deri sa është kështu, nuk ka kuptim të presim pranim dhe përkrahje nga të huajt. Kuptohet se me këtë logjikë të refuzimit të njëri-tjetrit, ne nuk mund të ndërtojmë shtet ligjor dhe prosperues”, është shprehur Latifi.

Me tej, veprimtari i hershëm i LDK-së potencon se Kosova nuk është në pozicionin që të krijohen ankesa dhe përqarje, duke treguar kështu, sipas tij, një joseriozitet ekstremë përballë gjendjes kritike.

“Ndoshta na duket si klishe kjo thirrje, por po sillemi në rrethin e virtuoz që na përcjell tani e shumë vite. Në vend që shteti i Kosovës të shtoj energjitë e veta dhe të koordinojë veprimet në një betejë të vështirë, siç janë; lufta kundër COVID-19, dialogu me Serbinë, Gjykata Speciale, problemet ekonomike, pastaj zbatimi i drejtësisë etj., përfaqesues të institucioneve kanë nisur debatin e ankesave dhe përqarjeve duke treguar një joseriozitet ekstrem përballë gjendjes kritike të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mendoj se, partitë politike në Kosovë duhet mësohen të punojnë së pari për shtet në rend të parë, njëherit koalicionet nuk guxojnë të kenë vija të kuqe me askënd sepse ato i përcaktojnë rezultatet zgjedhore dhe janë të domosdoshme. Jemi shtet shumë i vogël dhe nuk e kemi luksin të bëjmë këso përjashtimesh. Ky shtet që nuk po arrijmë ta ndërtojmë si duhet, është rezultat i kësaj gjendje, sepse kemi shumë cuba – cuba ekonomik, por edhe më shumë cuba ose lakmitarë politik”, ka potencuar me tej veprimtari i LDK-së.

Latifi ka disa fjalë ëdhe për cështjen e presidentit, për të cilin post thotë se AAK e Ramush Haradinajt ka dhënë shenja që përmes shantazheve kushtëzuese, po tregon se është në gjendje të përmbysë çdo gjë për të marrë Presidencën.

“Nga ana tjetër shohim një urretje që është krijuar kundër LDK-së, në të cilën është argati më i keq që iu ka bë këtij kombi, sepse të urresh LDK-në dmth ta urresh historinë e pavarësisë dhe të përpjekve, ta urresh mbi gjysmën e kombit e si rrjedhim, ose me armiqësu gjysmën e kombit me gjysmën tjetër. Si duket vetëm pjella komuniste di me therë kaq keq e kaq dhembshëm. Na pret një sfidë e re kundër kësaj urrejtje të paarsyeshme, por kurrë nuk duhet urrejtjen t’ua kthejmë me urrejtje. Partneri bashkëqeverisës, AAK ka dhënë shenja që përmes shantazheve kushtëzuese, po tregon se është në gjendje të përmbysë çdo gjë për ta marrë Presidencën, ndërkaq VV për ta marrë pushtetin është e gatshme të sabotojë edhe proceset më vitale të shtetit. Fati i këtij vendi ka qenë dhe po mbetët LDK, e cila sëpaku deri më sot nuk njihet për kushtëzime të egra e as për bllokada politike. Sot LDK është balanci politik më i duhur dhe më funksional për qeverisjen e mirë të vendit”, tha ai.

Krejt në fund, Haki Latifi i LDK-së ka theksuar se pavarësisht këtyre përplasjeve nga ana e partnerit bashkëqeverisës të AAK-së dhe terpisë lakmiqare të liderit të saj, të cilat natyrisht që e kushtëzojnë edhe LDK-në për të bërë lëvizjet që i takojnë, një gjë dihet dhe shihet qartë në horizont se partia e tij sërish mbetet e para dhe më e rëndësishmja parti për ta shpëtuar këtë shtet me halle shumë.

/Bota Sot/

të fundit

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

2 minutes ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

14 minutes ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

41 minutes ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

54 minutes ago

FOTO/ E mbani mend? Ja sa paska ndryshuar Nermini

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe turk, Selin Demiratar, e njohur për rolin e saj si Nermini në…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës…

2 hours ago