Categories: Uncategorized

Për t’i treguar besnikërinë të dashurës, 20-vjeçari vret në mënyrë makabër ish-të dashurën (FOTO LAJM)

Një i ri ka vrarë ish të dashurën e tij për t’i provuar dashurinë e tij partneres së re, kanë deklaruar prokurorët në Rusi.

I dyshuari Aleksey Petrov, 20 vjeç, dyshohet se ka joshur ish-të dashurën Anastasia Pospelova në pyll para se ta vriste.

Të lidhura

None found

Raportet thonë se Petrov dhe e dashura e tij e re Yekaterina Karpova, 20 vjeç, e ftuan Anastasian për të festuar së bashku në 14 qershor.

Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Suzun në rajonin jugor të Novosibirsk. Pasi ajo u takua me ta, çifti e çoi në pyll, ku ndezën një zjarr dhe filluan të pinë alkool.

Petrov nxori një thikë nga xhepi dhe goditi me thikë Anastasia disa herë, raporton media lokale.

Viktima e tmerruar filloi të luftonte me Petrovin dhe u largua e gjakosur nga plagët e saj. Ajo thirri një shoqe për ta ndihmuar, pastaj u përpoq të fshihej në pyll, por u gjet dhe u sulmua përsëri. Këtë herë Petrov e goditi atë në gjoks me thikë para se të shtrihej mbi të dhe ta mbyste.

Më pas ai dhe Karpova fshehën kufomën në shkurre dhe u kthyen në fshat, ku njoftuan se Anastasia ishte zhdukur.

Menjëherë pas kësaj, policia gjeti trupin e viktimës. Gjatë një marrje në pyetje të policisë, Petrov dhe Karpova rrëfyen krimin.

Hetuesit thonë se Karpova, e cila ka një djalë dy vjeç, ishte xheloz për Petrov dhe Anastasia dhe djali për t’i vërtetuar asaj dashurinë, vendosi ta vriste Anastasian.

Të dy të rinjtë mund të bëjën 15 vite burg nëse shpallen fajtorë.

Disa momente para se të vdiste, Anastasia mori në telefon një shoqe dhe po bërtiste: ” Më ndihmoni! Unë jam në pyll, ata janë pas meje! Qafa ime është e prerë! Ata do të më vrasin!”

Por shoqja e saj mendoi se ishte e dehur dhe ishte thjesht një shaka, kanë raportuar mediat ruse.

të fundit

Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk është e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në Forumin e Paqes në Paris, në panelin e diskutimit “Mbrojtja e Vijës: Sovraniteti në…

28 seconds ago

Rama nga Parisi për shtetin Bektashi: Po punojmë për këtë, të shohim deri ku do të arrijmë

Kryeministri Rama ishte sot pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i  Paqes”. Bashkëbisedimi i…

1 minute ago

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi, Besiktasi rikthen interesimin

Besiktas po shqyrton mundësinë për të rikthyer interesimin për Edon Zhegrovën në afatin kalimtar të janarit, pasi situata e yllit…

3 minutes ago

IKD kërkon zgjatjen e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin lidhur me afatin e shkurtër të konsultimit publik për Projektkodin Civil…

4 minutes ago

Saël Kumbedi, nga kategoria e dytë gjermane në Kombëtaren e Francës përkrah Mbappés

Zinedine Zidane ka bërë një zgjedhje të veçantë në listën e Kombëtares së Francës, duke e ftuar për herë të…

14 minutes ago

Eight drivers detained for reckless driving, six of them without passing a driving test

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…

15 minutes ago