Në vitin 2020, festivali i përvitshëm “Kënga Magjike” do të mungojë. Në një postim në Instagram, producenti Ardit Gjebrea njoftoi se festivali do të rikthehet në pranverën e vitit 2021.
“Kënga Magjike në 2020-n – pushim,” shkruan Gjebrea. “Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë ‘E diela shqiptare’ me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri.”
None found
Postimi i Ardit Gjebreas me gjasë i ka gjetur të papërgatitur ndjekësit besnikë të “Këngës Magjike”, por sidoqoftë duket se është një vendim i mirëmenduar për shumë arsye.
Së pari, dhjetori, koha kur organizohet “Kënga Magjike”, është një periudhë e ngjeshur me aktivitete, ku një ndër ta është edhe “Festivali i Këngës”. Spostimi i “Këngës Magjike” në pranverë krijon një balancë të aktiviteteve muzikore në vend.
Së dyti, duke qenë se këngët e festivalit dorëzohen në shtator, pra në vjeshtë, detyrimisht që ka një lloj mbizotërimi të baladave. Kompozitorët dhe artistët, të cilët i kanë lënë këngët ritmike pas në verë, priren drejt baladave dhe këngëve me tematikë “të trishtë”. Kësisoj periudha e pranverës duket e përkryer qoftë për larmishmërinë e këngëve, aq edhe për promovimin e hiteve të verës.
Së treti, vlen të përmendet edhe kostumografia, e cila sigurisht që përshtatet me ngjyrat e stinës. Organizimi i “Këngës Magjike” në pranverë do t’u japë mundësinë artistëve dhe dizajnerëve që të paraqesin më mirë punën e tyre kreative, pa qenë nevoja që të qëndrojnë gjithnjë te ngjyrat dhe copat tipike të dimrit.
Së katërti, theksojmë edhe kushtet e Pallatit të Kongreseve, që pavarësisht dëshirës së organizatorëve për të krijuar një ambient sa më të këndshëm pune, mbetet një godinë e vjetër. Gjatë pranverës, temperaturat janë në favor të artistëve gjatë provave dhe netëve live.
Për ta përmbyllur, organizimi i “Këngës Magjike” në pranverë krijon një balancë të aktiviteteve muzikore në vend dhe i jep mundësinë kujtdo, duke filluar nga producentët, kompozitorët, këngëtarët e deri te skenografët, për të qenë më kreativë dhe për të sjellë një frymë të re, më të freskët.
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…
Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…
Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…
Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…