Aktorja turke Songul Oden, e njohur në Shqipëri me rolin e Gymyshit ka bërë një deklaratë të fortë rreth ndryshimeve në pamje.
E ftuar në një program televiziv, ajo ndau disa sekrete nga jeta e saj, ku dhe pranoi se operacionet plastike kanë qenë një dështim.
“Kam bërë operacion në hundë. Mendoja se nuk mund të merrja frymë për shkak të kockës në hundë. E bëra veten të besoja këtë fakt, por e vërteta është se nuk mund të marr frymë tani. Kam kursyer shumë para për operacionin në hundë, por nuk ishte i suksesshëm.
Mjeku më mori të gjithë kërcin në hundë. Kështu që më duhej të bëja edhe dy operacione të tjera më vonë. Më morën kërcin nga veshi dhe e përdorën. Por u dëmtua edhe ai. Duhej të gjenin një kërc tjetër. Tani për tani, nuk mund të marr frymë lirisht, por vazhdoj jetën time”, u shpreh aktorja.
Ndërkohë më tej, ajo shtoi: “Meqenëse qesh shumë, kam pasur shumë rrudha rreth syve. Kam bërë botox, por buzëqeshja më është shkatërruar. Kjo është arsyeja pse nuk dua të qesh. Ndërsa isha duke xhiruar një reklamë, drejtori donte të buzëqeshja. Unë i thashë se “nuk mendoj se është e përshtatshme të buzëqesh këtu”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…