Categories: Uncategorized

”Nuk jam çift fare”, si mori fund lidhja disavjeçare e Nevina Shtyllës me juristin (FOTO LAJM)

Prezantuesja Nevina Shtylla i ka dhënë fund lidhjes së saj disavjeçare me të dashurin jurist, Arbër Myftari. Deklarata u dha në ekran nga vetë moderatorja, e cila është shprehur se karantina nuk e ka gjetur çift.

“Nuk jam çift fare”, tha ajo në emisionin “E diell”, ku moderon edhe vetë, ndërsa u pyet nëse izolimi e kapi të bashkuar apo të ndarë. Në fakt, burime pranë saj kanë treguar se ka qenë karantina që ka ndarë çiftin, ose, më mirë të themi, i ka dhënë atë shtysën e fundit për ndarje. Kujtojmë që lidhja e Nevinës me Arbrin, edhe pse është komentuar nga mediat, mbeti për një kohë të gjatë mister, sidomos kur Nevina u përfol se kishte nisur një histori të re me futbollistin e Kombëtares, Eros Grezda.

Të lidhura

None found

Por, pas gjashtë muajsh, Eros hoqi dorë nga Nevina dhe u përfol se ajo ishte sërish në krahët e të dashurit prej shumë vitesh. Nevina Shtylla ishte 16 vjeçe kur u shpall “Miss Shqipëria 2010”, në spektaklin që u organizua në Kalanë e Gjirokastrës.

Atëherë gjimnaziste në vitin e dytë të shkollës “Ismail Qemali”, ajo hodhi hapat e duhur për të qëndruar në botën e televizionit.

Viti 2017 ishte me fat për Nevinën, pasi jo vetëm luajti si aktore protagoniste në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, por mori edhe prezantimin e emisionit “Jo vetëm modë” dhe u shfaq si një nga partneret e Ardit Gjebresë në netët finale të festivalit “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve.

Pas këtyre sukseseve, ajo dha një intervistë në programin “Mos i fol shoferit”, ku tregoi se ishte në një lidhje dashurie, por nuk dha shumë detaje rreth djalit që po shoqërohej. E pyetur nëse do të donte të bashkëjetonte me të, ajo iu përgjigj: “Jo, është shpejt. Është shumë shpejt për shumë gjëra. Kemi ca vite bashkë. Nuk dua ta diskutoj në publik se është pjesë që nuk dua ta reklamoj. Ai është më i madh se unë, kemi disa vite diferencë, pra, nuk jemi afër e afër në moshë”, duke mos zbuluar detaje rreth identitetit apo moshës ekzakte të partnerit.

E pyetur nëse do të zgjidhte mes karrierës dhe të dashurit, ajo u shpreh se do të zgjidhte karrierën, duke e argumentuar me faktin se ka mirëkuptimin e tij për punën që ka zgjedhur. Në “Instagram”- in e saj, ajo publikoi në “Instastory” foto, duke u puthur me një djalë, që ishte pikërisht i dashuri jurist.

Por në “Instagram”-in e Nevinës në atë periudhë të programit “Next” në “Vizion Plus” dhe si protagoniste kryesore në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, nuk u pa asnjë foto me të dashurin. Të qenit në qendër të vëmendjes si moderatore e ”Jo vetëm modë” dhe si partnere e Ardit Gjebresë dihej që do e vihej në qendër të vëmendjes dhe për këtë arsye Nevina mori masat që të mos përflitej për të dashurin, por vetëm për atë si prezantuese.

Ajo fshiu gjithçka, duke preferuar ta mbante në hije lidhjen, për të cilën ishin në dijeni gjithë shoqëria e saj. Ndërkohë, ajo ka provuar edhe kinemanë, pasi e pamë si protagoniste në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, një film serial që pasoi “Njerëz dhe fate” në TVSH. Historia e dashurisë së një vajze nga një familje e pasur dhe një djali të ardhur në Tiranë nga zonat periferike, erdhi në këtë film e shoqëruar me përplasjen e shtresave të ndryshme shoqërore.

Në film, pavarësisht boshtit kryesor që trajtonte historinë e dashurisë midis Lornës, që luhet nga Nevina, dhe Gonit nga Arbies Konomi, shpaloseshin dhe një sërë problematikash të tjera shoqërore të ditëve të sotme si: droga, alkooli, zënkat familjare etj. Nevina ishte vajza e dashuruar me partnerin në film, djali që luhet nga një aktor i ri, në shoqërinë e të cilit u shfaq edhe në premierën e filmit në kinema në Tiranë./Panoramaplus.al

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

12 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

21 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

21 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

21 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

21 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

23 minutes ago