Gent Fatali është një ndër artistët më të talentuar dhe këngët që lançon kthehen padyshim në hite.
Kohët e fundit është vënë re një mungesë nga ana e tij në muzikë, por për këtë e paska një arsye.
None found
I ftuar sot në “Ftesë në 5”, ai ka treguar se momentalisht po merret me biznes dhe kohën më të madhe e shpenzon atje.
“Jam në një periudhë që po ndërroj disa gjëra familjare, edhe po i kushtoj më shumë kohë kësaj pjesës. Për këtë arsye jam distancë pak, sepse po i kushtoj më shumë rëndësi këtyre gjërave. Po merrem me biznese të tjera që po më marrin shumë kohë dhe po shpenzoj energji”, tha reperi.
Ndërsa përsa i përket se më kë do donte ai të bashkëpunonte, reperi tha se ka dy të preferuara dhe që shumë shpejt mund të presim një bashkëpunim prej tyre, ato janë këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Dhurata Dora.
Por ai nuk i është shmangur dot pyetjeve për jetën e tij private.
Gent Fatali pranoi që tashmë po bën 2 vite me Rozafën, e cila është motra e Loredanës, por momentalisht për shkak të pandemisë janë karantinuar larg njëri-tjetrit.
“Dy vite kam me Rozafën. Jemi parë këto ditë me Skype, por nuk jemi takuar, për shkak të koronavirusit. Me Rozafën kam komunikuar më shpesh në telefon”, tha Genti.
I pyetur nga Bieta për marrëdhëniet me kunatën, Loredanën, reperi preferoi të mos përgjigjej duke e ndryshuar temën.
“Mos më pyet këtu. Këtu s’flasim”, tha ai, duke sqaruar se për momentin nuk dëshironte të tregonte detaje mbi marrëdhënien mes tyre.
Partizani i Mislav Karoglan ka filluar të “reflektojë” në kampionat, teksa sot arriti të bëjë “detyrën” ndaj Laçit, duke marrë…
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…
Prodhuesi japonez, Honda po përgatitet të fusë në prodhim një motor të ri motoçiklete me teknologji të pazakontë, i cili…
Kompania franceze Renault, në bashkëpunim me kompaninë belge John Cockerill, po zhvillon një automjet elektrik ushtarak pa ekuipazh, i cili…
Si pjesë e javës së 9-të të Bundesligës, FC Bayern Munich luan sot jashtë fushe kundër Mainz në MEËA Arena…
Një protestues, në një prononcim për News24, deklaroi se nuk trembet as nga gjobat, as nga dhuna policore dhe as…