Frika nga koronavirusi ka bërë që një 23-vjeçar nga Singapori me origjinë kineze që studion në Londër, të sulmohet nga studentët e tjerë.
Jonathan Mok shkroi në Facebook, për sulmin nga një grup njerëzish në Oxford Street, një zonë kjo mjaft e populluar tregtare në zemër të kryeqytetit britanik. Agresioni ndaj tij vjen në një kohë kur ksenofobia kundër personave me pamje aziatike në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën, është rritur.
None found
Djali që më goditi më tha: “Nuk e dua koronavirusin tuaj në vendin tim, pastaj më dha një grusht, i cili bëri që të më shpërthente gjak nga hunda”, ka shkruar 23-vjeçari. Mjekët pohuan se goditjet i kanë shkaktuar disa fraktura në fytyrë, dhe se mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Krerët e policisë londineze thanë se sulmi po hetohet, por deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa po verifikohen me kujdes pamjet e marra nga kamerat e sigurisë. Rasti i Mok është një prej disa incidenteve të ngjashme të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar që prej shpërthimit të epidemisë, aq sa edhe grupi i ndërgjegjësimit për krimin e urrejtjes Stop Hate UK u shpreh thellësisht i shqetësuar.
Përfaqësues të tij sqaruan se janë shtuar ndjeshëm së fundi telefonat nga njerëz që kanë përjetuar në këtë periudhë racizmin, diskriminimin dhe abuzimin verbal.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…