Pas publikimit të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” në mars që mori vetëm vlerësime pozitive nga kritikët dhe u përqafua menjëherë nga publiku, menduam se kishte ardhur koha që Dua të merrte disa pushime për të shijuar një sukses të merituar.
Përkundrazi, muajit e fundit e kemi parë këngëtaren shumë të angazhuar dhe duket se viti 2020 nuk ka mbaruar me kaq.
Siç na kishte paralajmëruar Dua Lipa dhe Blessed Madonna kanë publikuar më 28 gusht albumin e ri, i cili është remix i “Future Nostalgia”.
Albumi, i quajtur Club Future Nostalgia, përmban këng me Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gëen Stefani, si dhe remixe nga Yaeji, Moodymann, Mark Ronson, Jayda G, Joe Goddard, Z. Fingers, etj.
Kur kanë kaluar vetëm 2 javë nga publikimi i tij duket se “CFN” po korr shumë suksese dhe po i rezervon Duas sonë të tjera rekorde.
Ajo ka publikuar pak më parë një Instastory ku tregon se albumi renditet i 28 në Billboard dhe kjo është goxha arritje.
Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.
Kjo pasi frytet e super suksesit të këtij albumi kanë filluar të ndjehen dhe po i japin mundësi Duas të thyejë shumë rekorde.
Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.
“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…