Categories: Uncategorized

Një për çdo ditë në karantinë, tatuazhet e këtij djali janë çmenduri (FOTO LAJM)

Karantina të bën ekspert në kuzhinë, të bën të presësh flokët vetë, ose ose të bësh nga një tatuazh për çdo ditë të kaluar në shtëpi. Kështu bëri Chris Woodhead, një djalë nga Londra, të cilit s’i ka mbetur më vend të trupi për të bërë tatuazhin e radhës.

I fiksuas pas tatuazheve që në moshën 18-vjeçare, Chris numëron plot 1,000 dizajne në trupin e tij.Tani ka dhe 40 të tjera më shumë, një për çdo ditë të kaluar në izolim. Kur studioja e tij e tatuazheve u mbyll, ai u karantinua me bashkëshorten dhe kështu, i lindi ideja që ta kalonte çdo ditë duke bërë diçka në trupin e tij. Tatuazhi i fundit do të përkonte me ditën e fundit të izolimit, por në trupin e tij nuk ka mbetur më vend për një të ri.

Të lidhura

None found

“E gjeta veten duke ecur kot rreth e qark shtëpisë dhe vetëm haja. Prandaj mendova se duke bërë nga një tatuazh çdo ditë do ta mbaja veten më të përqëndruar, do të kisha një qëllim. Pa pasur një strukturë, njeriu është i humbur. Bërja e tatuazheve për mua është terapi. Bëj gjënë e parë që më vjen ndër mend.”- u shpreh ai për BBC.

Sigurisht, gjëja e parë që i vjen ndërmend është “Kur do të përfundojë e gjithë kjo” dhe ja, u kthye në tatuazh.

Madje, në trupin e tij nuk mungon as një dedikim për mjekët e Londrës, në shenjë vlerësimi për punën e bërë gjatë kësaj kohe.

Besojeni ose jo, Chris (si të gjithë të tjerët) u fiksuan aq shumë me serialet e Netflix sa tani ai ka një tatuazh me yllin e “Tiger King”.

Në ditën e 23-të, ai bëri në krahun e tij një spermatozoid përmes të cilit i referohej fëmijës që presin të vijë në korrik.

Vetë djali, e di që duket qesharak, por ky s’është problemi. Fokusi është të gjejë vend në trup për tatuazhet e ardhshme deri në fund të karantinës.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

3 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

3 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

4 hours ago