Aktorja meksikane e telenovelës së njohur “Rebelët”, Dulce Maria së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë nga martesa me producentin Paco Alvarez.
Lajmin e ëmbël e dha vetë Dulce Maria pak kohë më parë duke publikuar një foto me bashkëshortin, teksa tregonte testin e shtatzënisë.
Gjatë kësaj kohe, aktorja kishte preferuar ta fshihte barkun, por së fundmi ka vendosur ta tregojë për të gjithë publikun. Dulce Maria ka publikuar dy foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe flet për ndjesinë që po përjeton.
“Ende pa lindur më ka mësuar shumë gjëra dhe pavarësisht të gjitha rrehtanave, jeta vazhdon. Më ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm për të qenë më e fortë sepse kam një shpirt të vogël, të bukur brenda meje, më nevojitet të jetoj, e kam të ndaluar të dorëzohem, edhe sikur të bie një mijë herë duhet të ngrihem përsëri. Tashmë lëviz brenda meje. Falenderoj Zotin që më dha forcë, mbrojtje dhe shpresë në këtë kohë. I dërgojmë shumë dashuri të gjithëve. Është e vërtetë që kjo periudhë ka qenë e vështirë, por le të mos ndalemi së falenderuar për bekimet që kemi”-shkruan aktorja.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…