Një gjykatë në Skoci gjeti fajtor për përdhunimin e një 29 vjeçareje dy emigrantë ilegal shqiptarë. Top Channel duke iu referuar medias skoceze raporton se të dy shqiptarët e gjetur fajtor janë Griselt Maranaku, 33 vjeç dhe Elton Baga, 32 vjeç. Baga njihej edhe me një tjetër emër Leo Baga.
Gjykatës High Court në Glasgow iu tha se se dy shqiptarët me forcë ia hoqën rrobat viktimës dhe duke i përdredhur duart e përdhunuan.
None found
Ky krim ndodhi më 9 Janar 2019. Maranaku tha në procesin gjyqësor se pati marrëdhënie seksuale me dëshirën e 29 vjeçares.
Ndërsa i akuzuari tjetër Elton Baga, duke u mbrojtur në gjyq tha se viktima i kishte ftuar për seks treshe. Të dy ata i mohuan akuzat por u gjetën fajtor nga juria.
Gjykatësi Sean Murphy QC i vendosi emrat e dy shqiptarëve në regjistrin e krimeve seksuale dhe tha se masën e dënimit do ta jepte gjatë këtij muaji.
Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit kroat Josko Gvardiol nga Manchester City, pasi e sheh atë si profilin…
Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Republikës së Irlandës, e cila zhvillohet të martën në Dublin,…
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…