Gjykata e Korçës caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e vrasjes së Dashnor Osmanit, në 28 janar 2020.
Dashnor Osmani, ishte me origjinë nga Skrapari, por kohët e fundit banonte në fshatin Pocestë të Libonikut. Autori i krimit nuk arrinte të pranonte faktin që një person i ardhur nga Skrapari, t’i zinte pjesën e familjarëve të tij, në varrezat e fshatit Pocestë të Libonikut.
Kjo pasi para disa vitesh, Dashnor Osmani, kishte varrosur babain e tij afër varrit të nënës së autorit të dyshuar të krimit Zamir Topi.
Nisur nga kjo situatë, Zamir Topi, i ka kërkuar Osmanit që ta heqë varrin e babai nga ajo sipërfaqe, duke pretenduar se ajo pjesë e varrezave është e fisit të tij. Ndërsa Dashnor Osmani, i ardhur nga Skrapari me banim në Pocestë, i ka pohuar se do të hiqte eshtrat e babait të tij nga ajo pjesë toke, por pasi të mbushej një vit kohë nga dita e vdekjes.
Më pas në një takim tjetër mes Topit dhe Osmanit, ky i fundit i ka thënë kur të mbushte 3 vjet dhe më vonë në një takim tjetër i ka thënë 5 vjet. Në takimin e fundit, sipas dëshmisë së Zamir Topit, Dashnor Osmani, i ka pohuar se do e hiqte babanë nga varrezat, atëherë kur të vdiste vetë ai, pra vetë Dashnor Osmani.
Pas kësaj Zamiri i ka pohuar Dashnorit që mos i dalë më përpara. “…Në 28 janar 2020 rreth orës 14:00 unë e kam parë Dashnorin, duke shitur banane në Korçë dhe ai më ka dalë përpara si i fortë, duke më prerë rrugën, por pa më folur asnjë fjalë…”-tregon Zamir Topi.
Pas këtij karshilliku nga ana e Dashnor Osmanit, Zamir Topi, ka shkuar në një dyqan aty afër, ku tregtoheshin vegla pune dhe ka kërkuar të blejë një sëpatë.
Shitësi i dyqanit, i ka thënë që sëpatat kanë një vlerë prej 6 mijë lekë të vjetra, ndërkohë siç ka treguar në polici vetë Zamiri, ai me vete kishte pasur 4 mijë lekë të vjetra.
Për të plotësuar sasinë e lekëve prej 6 mijë lekë të vjetra, Zamir Topi, rezulton që të ketë shkuar në një berber në Korçë, ku ai qethet gjithmonë dhe i ka kërkuar në formën e borxhit, 2 mijë lekë të vjetra, por pa i thënë se përse i duheshin këto lekë.
Pasi ka marrë lekët, ka shkuar në ambientet e dyqanit ku ka blerë sëpatën me vlerën prej 6 mijë lekë të vjetra dhe me sëpatë në dorë, është afruar pranë vendit ku shiste banane Dashnor Osmani.
Rezulton se Zamir Topi, i është afruar dhe pa paralajmërim e ka qëlluar disa herë në kokë me sëpatë Osmanin, duke e lënë të vdekur në vend dhe të mbuluar nga një pirg i madh gjaku.
Zamir Topi është përpjekur të largohet me vrap, por është kapur shumë shpejt nga një patrullë policie në qytetin e Korçës, duke arritur ta neotralizojnë, megjithëse në dorë mbante sëpatën e krimit.
Policia i ka sekuestruar si provë materiale sëpatën me të cilën, Zamiri, vrau Dashnor Osmanin./Shqiptarja.com
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar u shpreh sot sezhvillimi dhe menaxhimi i kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar është një nga…
Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga…
Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit…
Fenomeni i “Hënës së përgjakur” “pushtoi” mbrëmjen e sotme, edhe qiellin e Shqipërisë, duke ofruar një spektakël të rrallë për…
Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat…
Në një ceremoni solemne të kryesuar nga Papa Leoni në Vatikan, Carlo Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe…