Genta Ismajli prej kohësh është në një marrëdhënie me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ky i fundit nuk ngurron që ta shprehë në çdo formë dashurinë ndaj Gentës dhe shpesh përgatit surpriza romantike për të.
Gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, këngëtarja shqiptare tregoi se është shumë e lumtur përkrah tij dhe mendon që një ditë të vishet me fustan të bardhë. Ajo është shprehur se dëshiron që të bëjë dy dasma një tradicionale dhe një tjetër më klasike, duke qenë se është dhe personazh i njohur.
“Po e mendoja dhe këtë gjë, martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do të më ndryshojë mua edhe po të kem familjen. Do i kisha bërë të dyja dasmat, por ndoshta më shumë nga klasikja. E kam menduar, sepse është ëndërr e çdo femre të vesh fustan të bardhë të krijojë një familje të mirë”, u shpreh këngëtarja.
Genta tha se partneri e mbështet në punën e saj dhe se e ka kuptuar si funksionin gjithçka. Ajo tregoi se Usta e thërret me përkëdheli “llokum me arra”.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…