Categories: Uncategorized

“Më kishin thënë!”, çfarë i ndodhi Jonida Maliqit që përfundoi në spital (FOTO LAJM)

Të gjitha duam të kemi një trup të bukur dhe të tonifikuar, por mund të ndodhë që dhe të abuzojmë me dietat, duke i shkaktuar vetes probleme shëndetësore.

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur Jonida Maliqit, e cila sot ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një përvojë të hidhur në lidhje me shëndetin.

Nëpërmjet disa videove në Instastory, Jonida tregon pasojat e të mbajturit dietë vazhdimisht dhe në mënyrë ekstreme, pasi bëhet fjalë për dietën “Dukan”, e cila njihet si një dietë proteinike.

Pas lindjes së djalit, duket se Jonida i ka kthyer sytë nga dietat, për të cilat shprehet se i ka besuar gjithmonë, edhe pse e dinte se kishin efekte anësore.

“Kam besuar ndër vite tek dietat sidomos pas lindjes së tim biri. Prej 8 vitesh hera herës kur e kaloja masën e të ushqyerit, unë aplikoja fazën e atakut të dietës “Dukan” që ka bazë proteinike. Më kishin thënë që ka efekte anësore, por duhet ta provosh në lëkurë e të ndërgjegjësoshesh fort”.

Këtë mëngjes, këngëtarja është zgjuar me një dhimbje në këmbën e majtë, e cila iu përkeqësua gjatë ditës. Fatmirësisht, nuk ka asgjë problematike, por tashmë i duhet të bëjë shumë kujdes me dietat pasi e ka tepruar me proteinat.

“Dje në mëngjes ngrihem me një dhimbje relativisht të lehtë në këmbën e majtë dhe u përkeqësua gjatë ditës. E ndjeja këmbën e rënduar nuk peshoja dot në të. Sot mu desh të shkoja në spital, bëra një grafi, fatmirësisht s’kishte gjë problematike, por doktori e kuptoi që kisha abuzuar me dietat proteinike. Pata kriza uricemie të forta, tani duhet të kujdesem shumë mbi një dietë të shëndetshme, nuk duhet të konsumoj për shumë kohë djathin e bardhë, domatet, sardelet meqë kam abuzuar me proteinat”, shprehet Jonida.

Si shumë të tjerë, edhe Jonida nuk ka duruar pa kërkuar në google në lidhje me gjendjen në të cilën ishte, por aj që lexoi e tmerroi edhe më shumë.

“Ajo që më trembi gjatë kohës që po prisja ekzaminimin, fillova duke bërë një research mbi këtë problematikë dhe pasojat mund të kalojë në artrit deri në kalcifikim, vetëm për të qenë në formë, të dukesh bukur para të tjerëve, para komplekseve që më janë indokrinuar që në moshë të vogël kur kam qenë paska mbipeshë”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago