Categories: Uncategorized

Me eskortën që nuk i ndahet, ja ku po i kalon pushimet Rama (FOTO LAJM)

Prej pak ditësh përflitet se kryeministri Edi Rama ndodhet me pushime në jug të vendit, ndërsa nuk ka pasur asnjë dalje publike të tij prej thuajse një jave.

Fotot e mëposhtme shuajnë zërat, ç’ka provon se shefi i qeverisë po relaksohet në Vuno, teksa shihet edhe një nga truprojat që vëzhgon ambientin ku ndodhet.

Ai shihet në pamjet e publikuara nga JOQ, i ulur në një ambient të hapur në shoqërinë e një fëmije i cili nuk shquhet mirë nëse është i biri, Zaho, teksa ka veshur rroba të zeza dhe mban në kokë kapele.

Pushimet në këtë periudhë kohore do të ishin normale, por pavarësisht se në një vend të tillë si Shqipëria ku gjithnjë ka tensione, ka varfëri e ka po ashtu ka ngjarje që në një model normal politik-bërjeje nuk do kishte aspak kohë për të humbur.

Të tilla si puna e lënë përmes për t’ju siguruar qytetarëve zgjedhje të lira e demokratike ç’ka debati politik që ekziston dhe pranimi nga të gjitha palët se duhet ndryshim rrënjësor, provon se në të shkuarën nuk kanë shkuar dhe aq mirë.

Nga ana tjetër, është procesi i integrimit dhe çështjet që kërkojnë lëvizje emergjente për të marrë përgjigje pozitive për negociatat dhe kapitujt e negocimit me BE-në.

Për t’u rikthyer se kur pushimet për të ngarkuarit me përgjegjësitë e fatit të vendit dhe qytetarëve do të ishin normale, sikur të gjitha se më sipër të ishin në rrugën e duhur, mjafton të përmendim damkën që ka lënë në ekonominë shqiptare dhe të vetë shqiptarëve tërmeti i 26 Nëntorit e sidomos kriza e thellë që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Dhe për t’i vënë kapak a janë normale pushimet për politikanët kryesor të vendit, kur shumëkush i ka ndërprerë ato, i ka anuluar për shkaqe ekonomike dhe protokollare, pritet si gjithmonë të na e thonë vetë ata.

të fundit

Pas humbjes, Berisha porosit drejtuesit politik: Këto zgjedhje rrëzohen dhe nuk qëndrojnë! Protesta e 16 majit, sensibilizim për ndërkombëtarët

Sali Berisha thotë se ka nisur beteja për votën e lirë dhe sipas tij ajo do të fitohet. Duke mos…

12 minutes ago

“Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë”, Berisha: Procesi zgjedhor, grabitja më e madhe! Rama shpërndau 70 milionë euro dhurata për pensionistët

Për kreun e PD Sali Berisha procesi zgjedhor ishte një masakër elektorale dhe grabitja më e madhe në 33 vite…

21 minutes ago

Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur për gazetarët jashtë selisë blu ku pritet të mbahet mbledhja e drejtuesve politikë të…

1 hour ago

Kancelari Merz i Gjermanisë: Do ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Europë

Gjermania do të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës duke ndërtuar ushtrinë më të fortë në BE, tha…

1 hour ago

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

Gazetari Nikoll Lesi, i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfleti”-t, foli edhe sa i takon…

2 hours ago

“Na besuan si asnjëherë më parë”, Edi Rama pa fjalë para shqiptarëve: Faleminderit juve këtu dhe atyre në diasporë, zgjodhët Shqipërinë e yjeve të Europës

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po mban fjalim e fitores së zgjedhjeve të 11 Majit në Sheshin…

2 hours ago