Së paku 20 ushtarë indianë u vranë në një përplasje me forcat kineze në Ladakh të Kashmir, thonë zyrtarët në Indi. Autoritetet kineze nuk japin detaje mbi humbjet e tyre, por deklarojnë vetëm se kanë 43 fatkeqësi, por nuk dihet nëse janë viktima apo të plagosur.
Sipas mediave të huaja, incidenti pasoi pas rritjeve të tensioneve mes dy palëve dhe kjo është përplasja e parë vdekjeprurëse në 45 vite.
None found
Ushtria indiane fillimisht raportoi të martën për tre ushtarë të vrarë, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima. Mirëpo më vonë një numër i ushtarëve të plagosur vdiqën nga plagët.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme në Indi, akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar, e cila parasheh respektimin e Linjës së Kontrollit Aktual (LAC) në Luginën e Galwan.
Për herë të parë në 40 vitet e fundit, ushtarë të dy fuqive bërthamore, që së bashku numërojnë pothuajse 3 miliardë banorë, janë përballur ushtarakisht në kufirin mes tyre, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Shkëmbimi i zjarrit, që sipas burimeve mori formën e një beteje të vogël, ka shkaktuar të paktën 20 viktima tek ushtarët indianë, ndërkohë që autoritetet kineze nuk japin shifra mbi humbjet e tyre, edhe pse flitet që viktima ka pasur nga të dy anët.
Gjykata në Amiens të Francës, ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga burgu të biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili do…
Policia në landin gjerman të Bavarisë ka ndaluar një të dyshuar pas shpërthimit të një zjarri në Kehlsteinhaus, rezidenca malore…
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajmëruar në kryeqytet. Me protestën…
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe…
Administrata e Donald Trump njofton lehtësimin e tarifave për një sërë produktesh nga Kanadaja, pas presionit të senatorëve republikanë dhe…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një “revolucion ushtarak” dhe forcimin e mëtejshëm të…