Luana Vjollca ka publikuar disa foto mjaft tërheqëse në profilin e saj në Instagram, pa treguar destinacionin.
Ajo shfaqet e veshur mjaft sportive në taracën e një pallati, ndërkohë që duket sikur ka në pëllëmbë të dorës të gjithë Tiranën.
Njëherë “Larg” e njëherë “Afër”, kështu i përshkruan moderatorja fotot e publikuara në Instagram.
Dhe pas një komenti të bërë nga kunati i saj Getoar Selimi, zbuluam se Luana ndodhet në shtëpinë e tyre, në atë ballkonin e famshëm nga ku Marina dhe Getoari kanë publikuar foto këto 2 muajt e fundit të karantinës.
“Shumë i bukur ky vendi”, i shkruan Getoari në një koment që ka tërhequr vëmendjen e fansave të moderatores.
“E keni marrë përgjysmë këtë ballkonin”, i shkruan një fans.
Ka dhe të tjerë që mendojnë se është shtëpia e partnerit të Luanës, Krenarit, por nuk mendojmë të jetë ajo.
Kohët e fundit u tha se Luana dhe Krenari kishin vendosur që të martoheshin këtë verë, por ata fatkeqësisht e kanë anulluar për shkak të situatës që është krijuar nga pandemia globale.
Ishte parashikuar një ceremoni madhështore në Gjirin e Lalzit, ku të ftuar do të ishin shumë të famshëm. “Panorama Plus” shkruan se çifti i kishte nisur përgatitjet e dasmës që vitin e kaluar dhe kishte vendosur për të gjitha detajet që nga fustani i nusërisë deri tek këngëtarët që do të performonin në ditën e tyre më të rëndësishme.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…