Categories: Uncategorized

Luana i jep fund lidhjes me biznesmenin pas 4 vitesh? Shkak këngëtari i famshëm (FOTO LAJM)

Showgirl i njohur, Luana Vjollca, i ka dhënë fund historisë 4-vjeçare me biznesmenin e njohur nga Kosova, Krenar Çoçaj, i cili i menaxhonte asaj edhe karrierën si këngëtare.

Ky lajm do të kishte mbetur në heshtje, nisur nga fakti që ata nuk kanë foto në çift së bashku, të cilat mund t’i fshijnë pas ndarjes. Por, përveçse kanë hequr njëritjetrin nga “Instagram”-i, shkak për të zbuluar këtë ndarje u bë mungesa e Krenar Çoçajt në ditëlindjen e moderatores, e cila pak ditë më parë festoi 29-vjetorin.

Krenari nuk u pa askund në festën e saj, ndërkohë që vitet e tjera ai ka qenë organizatori, financuesi dhe surprizuesi i ditës së saj më të rëndësishme të jetës.

Mësohet se gjithçka ndodhi pasi ata u kthyen nga pushimet pak para ditëlindjes së Luanës, meqenëse 1 shtatori duhej ta gjente Luana Vjollcën në punë, në përgatitjet e nisjes së sezonit të ri televiziv ku ajo drejton “Shiko kush luan”.

Në spotin e programit u shfaq në versionin e Mimoza Llasticës, personazhit të famshëm të kinemasë shqiptare, duke dëshmuar kështu se pavarësisht se punon shumë në karrierë, në jetën jashtë kamerave di të jetë e llastuar. Prej ditësh, Luana ka treguar se po punon për një tjetër projekt muzikor, por pa dhënë shumë detaje.

Por ç’ndodhi që ajo prishi marrëdhënien me Krenar Çoçajn, i cili po ashtu si kunati i saj Getoar Selimi, pas lidhjes me Luanën u vendos në Tiranë me shtëpi dhe biznese.

Ndërkohë kthehemi tek arsyeja që e bëri çiftin të fshijnë njëritjetri. Sipas burimeve të njerëzve të tyre të afërt, flitet se shkak u bë bashkëpunimi i para pak javëve me këngëtarin mjaft të njohur latin, Jay Santos, i cili erdhi posaçërisht në Tiranë, ku u takua me Luanën.

Jay Santos ndau edhe momente nga xhirimet që u realizuan në Shqipëri, ku i bëri tag Luanës. Me publikimin e klipit nuk munguan komentet e fansave që vinin në dukje afeksionin dhe kiminë mes tyre.

Sipas burimeve, Krenari është bërë xheloz, pasi ky bashkëpunim i Luanës me latinin seksi nën mbikëqyrjen e tij, duket se i ka dalë nga parashikimi. Kujtojmë që këtë vit ata kishin planifikuar edhe ceremoninë e dasmës, por që vendosën ta shtynin në pranverë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit i prishi të gjitha planet që Luana kishte bërë për një ceremoni madhështore VIP këtë verë. Luana dhe menaxheri i saj nga Prishtina, Krenar Çoçaj, kishin caktuar vitin 2020 për dasmën e tyre dhe celebrimin gjatë një ceremonie në breg të detit në Gjirin e Lalzit, njësoj siç bëri motra e saj, Marina Vjollca, me reperin e njohur, Getoar Selimi./Panorama

të fundit

Kryeministri Rama mesazh urimi për besintarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

4 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

11 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

38 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

57 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago