Categories: Uncategorized

“Laj borxhe”, Jonida Maliqi i përgjigjet me stil ish-mikeshës (FOTO LAJM)

Megjithëse dikur ishin shoqe të ngushta, Jonida Maliqi dhe Alba Danaj kanë pasur sot një përplasje në distancë.

Sot, Alba hodhi një thumb në InstaStory lidhur me një deklaratë të Jonidës pak kohë më parë, e cila shprehej se nuk i pëlqente aspak çantat e vogla të dorës dhe s’do të blinte kurrë një të tillë.

Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba në postimin e saj në InstaStory.

Pasi mesazhi i saj thumbues bëri xhiron e rrjetit, Jonida Maliqi ia ka kthyer me lezet ish-mikeshës kunjën që i hodhi.

Këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto krahas së cilës shkruhet:

“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është”

Kështu, Jonida e ka dhënë mesazhin e saj të parë dhe të fundit, duke treguar se ka vendosur të qëndrojë indiferente ndaj kësaj situate me ish-mikeshën e saj.

Pavarësisht kritikave të Albës, Jonida vazhdon të jetë tepër e angazhuar me modën në vendin tonë, pasi shumë shpejt do të ngjisë në sfilatë markat dhe stilistët më të njohur në Shqipëri. Eventi në bashkëpunim me panairin më të madh të bukurisë në Shqipëri, “Beauty Fair Albania”, do të vijë nën emërtimin “Tirana Fashion Days”.

të fundit

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…

30 minutes ago

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

59 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

1 hour ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

1 hour ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

2 hours ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

2 hours ago