Prej më shumë se 20 vitesh, tashmë moderatorja Eni Vasili është bërë “ikonë” e ekranit shqiptarë.
Vitet nuk e kanë mposhtur moderatoren për të zbuluar diçka nga jeta private në ekran.
Por kush është bashkëshorti i Eni Vaslit?
Miqtë pranë Enit na rrëfejnë se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.
Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndihej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.
Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.
Dhe kështu fitoi ajo, Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë. Tashmë si bashkëshortë, ata kanë konsoliduar një familje model dhe bashkëshorti i saj, na tregojnë se është edhe një mbështetës i madh në karrierën e Enit, e cila duhet thënë që është nga të paktat zonja në ekran që ka një karrierë kaq impenjative si ai i programeve politike në prime time./albeu.com/
Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…
Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i…
Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare…
Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…
Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.…