Categories: Uncategorized

Kush është Viktor Marku, i riu i përfshirë në ekzekutimin e Hekuran Billës (FOTO LAJM)

Ekzekutimi i Hekuran Billës dyshohet tw ketw pas njw skemw hakmarrje. Personi që po kërkohet për tu marrë në pyetje, është Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, që u vra në vitin 2006 në Angli nga Billa.

“Policia ka bërë disa kërkime për 34-vjeçarin Viktor Marku në zonat veriore të vendit, por nuk e ka gjetur atë. Rezulton se ai nuk ka kaluar asnjë nga pikat kufitare për të dalë jashtë Shqipërisë. Gjithashtu edhe familjarët e tij janë shprehur se ka kohë që nuk kanë patur kontakte me të”.

Gjithashtu, përveç Viktor Kolës, po hetojnë edhe të afërm dhe shokë të tij, që mund ta kenë ndihmuar për të kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se në makinën Benz që kreu atentatin, ishin dy persona.

Ata e qëlluan Hekuran Billën me breshëri, ku 11 plumba e kanë kapur në trup. Deri tani policia thotë se ka dyshime që 3 persona kanë marrë pjesë në këtë vrasje, si dhe mund të jetë përdorur një automjet i tretë për largimin e autorëve pasi dogjën makinën.

Dy persona të tjerë që dyshohen si të përfshirë në vrasje, gjithashtu nuk janë gjetur nga policia. Ata janë të njohur të Viktor Markut.

Hekuran Billa u ekzekutua teksa po priste motrën e tij, pranë një qendre tregtare në Tiranë. Skema e ekzekutimit ngjan edhe me vrasjen që iu bë Prel Markut në Angli nga Hekuran Billa, pranë familjarëve të tij.

Ndërkohë dy makinat e tjera që mendohet se bllokuan rrugën për BMW X6-ën e Hekuran Billës, rezultojnë se nuk janë të përfshira në ngjarje.

të fundit

Lanë takim për t’u “sqaruar” pas mësimit, sherr me grushte mes nxënësve në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë përfshirë në një sherr fizik.…

10 minutes ago

Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e…

24 minutes ago

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…

59 minutes ago

Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…

1 hour ago

Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT)

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…

1 hour ago

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…

2 hours ago