Categories: Uncategorized

Kush është Lirim Zendeli, 20-vjeçari që po na bën krenarë me sukseset e tij! (FOTO LAJM)

Ditët e fundit në llogaritë e Instagramit të disa prej figurave publike kemi parë një të ri, i quajtur Lirim Zendeli.

Për disa mund të jetë i njohur, por një pjesë e mirë e publikut nuk e di ende se një Lirimi është një ndër emrat për të cilët do flasim me krenari pas disa vitesh. (për të mos thënë se flasim që tani.

Të lidhura

None found

Ishte kryeministri Edi Rama ai që postoi një foto mga zyra e tij me të riun shqiptar nga Maqedonia e Veriut, duke shkruar se një ditë ta shohiim të mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.

Fiksojeni këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend kur një ditë ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.

Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2.

Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës. Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish.

Ditën e djeshme Noizy publikoi disa foto me Lirimin në Instagram, ku shprehej se emrin e tij do e mbajm mend gjatë.

Din për makinen time me shume se une. Emrin @lirim.zendeli do ta mbani mend shume shpejt.. Te jemi krenar për ket djalosh të ri me shume passion dhe deshire për tu ber kampioni I botes në F1.

E ditën e sotme, nuk mungoi një video nga Bes Kallaku, si gjithmonë me nota humor, ku shihej në tavolinë me Lirimin e shkruante krah videos:

Me kampionin e vetem shqiptar te garave me makina @lirim.zendeli aktualisht ne Formula 3, shume shpejt edhe ne Formula 1.

Po i tregojme njoni-tjetrit njohurite qe kemi per makinat sportive. Shikojeni ju lutem! 😂😂😂. Zoti ju rujt.

Duke marrë shkas nga postimet e mësipërme, vendosëm edhe ne t’ju njohim me 20-vjeçarin, i cili siç janë shprehur edhe kryeministri me Noizyn e Bes Kallakun po na bën krenarë dhe suksesi i tij shumë shpejt do arrijë majat.

Kush është Lirim Zendeli?

Në 29 gusht të këtij viti, një pilot shqiptar do shkruante emrin e tij në historinë e automobilizmit.

Lirim Zendelin që në pista garoi nën flamurin gjerman regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës.

20-vjeçari që garoi me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga Pole Position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga vendi i dytë.

Zendeli ishte protagonist edhe në Çmimin e Madh të Silverstone në Britaninë e madhe kur e humbi garën vetëm në xhiron e fundit teksa u parakalua nga Bent Viscaal, një situatë të cilën ai ia doli të mos e përsërisë në pistën belge të SPA.

Sezonin e ardhshëm ai do të jetë garues në Formula 2, teksa ne jemi të sigurtë se shumë shpejt do e shohim edhe në Formula 1 e do shkruajmë për triumfet e tij. /iconstyle

të fundit

Como triumfon me nëntë gola në transfertën ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve

Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…

9 minutes ago

Arsenali fiton 2-1 në transfertë ndaj Slavia Pragës

Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…

9 minutes ago

Komandanti i Emergjencave Civile del në terren, shton shpresat për fatin e 69-vjeçarit: Ka gjasa të gjendet i gjallë

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

10 minutes ago

Goxhaj accuses opposition of dividing protesters: No concrete plans yet for Saturday’s national rally

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

13 minutes ago

Albanians built Greece, but are now denied pensions”: Will the government change the existing rules?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

14 minutes ago

Elbasan, search resumes after apartment building explosion: 16 responders deployed, little chance 69-year-old is alive

Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…

14 minutes ago