Categories: Uncategorized

Kundërshtarët e mundshëm të Tiranës në Europa League (FOTO LAJM)

Tirana ka një shans të madh për të shkuar në fazën e grupeve, sepse në shortin e turit të tretë të Europa League do të jetë në vazon e favoritëve. Po, është më se e vërtetë.

Skuadra bardheblu do të ketë kundërshtarë relativisht të lehtë që mund ta çojnë në “play off”- in e Europa League, madje rrezikon që të ketë përballë sërish edhe Dinamon e Tbilisit.

KAMPIONËT – Për ata që nuk e dinë, në turin e tretë të Europa League, Tirana dhe çdo skuadër tjetër që vjen nga Champions League luan bashkë. Skuadrat kampione përballen me njëra-tjetrën në bazë të koeficientit. Për të njohur rivalen e saj të radhës, do t’i duhet të presë që të përfundojnë dy turet kualifikuese të Ligës së Europës.

Rregullorja e UEFA-s specifikon që në turin e tretë të Ligës së Europës do të jenë prezente 20 skuadra: 10 do të jenë humbëset e turit të dytë kualifikues të Champions-it, ku bën pjesë tashmë edhe Tirana, ndërsa 10 skuadrat e tjera do të jenë 10 skuadrat fituese të turit të dytë të Ligës së Europës. Në fakt, kualifikimi në turin e dytë të Champions-it i ka dhënë një dorë shumë të madhe Tiranës, sepse do të përballet me një skuadër më të dobët se vetë ajo. Tirana është kokë serie në short dhe përballë ka ekipet e vogla.

TË FORTAT – Tirana ka eliminuar ekipet e forta si Sëlltiku, Legia Varshava e me radhë. Larg edhe Ludogorets apo Kluzhi. Pra Tirana mund të flejë e qetë. Më e bukura është se kundërshtarët e mundshëm janë Astana, Dundalk, Dinamo Tbilisi apo skuadra të tjera që Tirana i ka më se të kalueshme.

E veçanta është se këto skuadra janë hipotetikisht kundërshtare, pasi si fillim ekipet e vazos së dytë duhet të luajnë në turin e dytë të Europa League mes ekipeve të eliminuara nga Champions-i dhe më pas do të kalojnë në turin e tretë të Europa League. Për të pasur një panoramë më të qartë, duhet pritur data 1 shtator, kur do të hidhet shorti i turit të tretë paraeliminator i Ligës së Europës. E sigurt është që përballë do të ketë një ekip kampion të kampionatit respektiv, ky është shansi i madh për të shkuar në “play off”-in e Europa League.

/PANORAMASPORT/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago