Kthehen në atdhe në përfundim të misionit të tyre për të kontribuuar për Italinë fqinje në momentet që kishte më shumë nevojë, për shkak të krizës së rëndë në spitale nga koronavirusi, grupi i dytë i infermierëve shqiptarë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar fotot e tyre në rrjetet sociale, ku duken të gjithë me nga një pako në dorë, me nga një kujtim nga Italia.
None found
Një prej infermiereve mban në dorë flamurin italian ku është shkruar një falënderim për ndihmën që shqiptarët kanë dhënë.
Në aeroport ata janë pritur nga zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian.
Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali.
#KrenarePërInfermierët. #BASHKË”, shkruan Manastirliu.
Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar 56.3% të votave në shtetin e…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Sot, por nga ora 20:00 në kuadër të kësaj gare, luan edhe kampionia e Kosovës, Trepça që është pjesë e…
Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar…
Tre republikanët greko-amerikanë nga Florida, Gus Bilirakis, Mike Charidopoulos dhe Jimmy Patronis, kanë siguruar rizgjedhjen në Dhomën e Përfaqësuesve të…
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…