Categories: Uncategorized

“Kryqëzohet” nga fansat për gjuhën, Arbana: Nuk është faji im që s’dini (FOTO LAJM)

Me hovin e shpejtë që morën rrjetet sociale, u theksua edhe globalizmi. Duam apo s’duam ne, kufijtë në këto platforma online janë shkrirë dhe kjo shihet dukshëm nga interaktiviteti që kemi me ndjekësit tanë apo ata që ndjekim.

Nisur nga ky fakt, një nga tendecat më të mëdha është përshkrimi i fotove në anglisht, si gjuha më e përdorur dhe më e folur, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

Të lidhura

None found

Por, mbi të gjitha ato “caption-et” anglisht na duken më bukur se shqip. Por, përse po e bëjmë gjithë këtë parantezë?

Ditën e sotme, Arbana Osmani ka publikuar një foto nga sheshxhirmet e filmit të Eduartit, duke e shoqëruar me një përshkrim në anglisht.

“Vendi i sotëm i xhirimeve është i rrallë. Një shtëpi e rrallë tradicionale shqiptare e paprekur nga epoka moderne vetëm sepse nuk ka rrugë që mund të shkosh me makinë! I uroj fat të gjithë ekipit, veçanërisht atij teknik që do të mbajë mijëra kg pajisje vetëm sepse regjizori donte këtë shtëpi të veçantë.”

Mirëpo, kjo duket se ka revoltuar fansat që kanë shpërthyer në komente, duke ‘kërkuar’ llogari se përse ajo shkruan në anglisht dhe jo në shqip.

Megjithatë, moderatores i është dukur normale ti kthehet komentueses duke i thënë se nuk është faji i saj pse ata nuk dinë anglisht dhe se një pjesë e stafit të filmit dhe ndjekësve të saj janë të huaj.

Për më tepër, ka shtuar edhe faktin se është profili i saj dhe zgjedhja e saj se çfarë shkruan.

E si përfundim Arbana është bindur duke e parë se ndjekës të shumtë janë të njëjtit mendim dhe është shprehur se herë tjetër do t’i bëjë përshkrimet edhe në shqip.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago