Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një operacioni në veshka pasditen e së enjtes. Lajmin e konfirmoi zyra e Presidentit të Kosovës sipas së cilës operacioni ka qenë i suksesshëm.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional” – thuhet në njoftim.
Pak orë më pas vetë Thaçi shkroi në Facebook se e ka lënë spitalin. Ai ka publikuar një foto teksa del nga spitali i shoqëruar nga djali i tij, Entriti dhe një mjek.
“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore” – shkruan Thaçi.
Prej disa ditësh gjendja shëndetësore e Thaçit është lakuar shumë në media. Presidenti pati një kontroll më 20 prill, dhe shkoi sërish në spital, më datë 21, por nga ana e Presidencës nuk u komentua asgjë për rëndim të gjendje shëndetësore. Ndërsa kreu i shtetit iu nënshtrua ditës së sotme një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e QKUK-së.
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…