Categories: Uncategorized

Koronavirusi zbraz burgjet shqiptare, zbardhet vendimi e kush përfiton nga të burgosurit

Qeveria u jep leje 3-mujore në shtëpi të burgosërve për krime të lehta.

Qeveria ka miratuar një akt normativ, me anë të së cilit lejohet që një pjesë e mirë e të dënuarve, të marrin një leje të veçantë, për shkak të epidemisë.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për të dënuar deri në 3 vite burg, me synim parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe për mbrojtjen e shëndetit të të dënuarve.

Kjo leje e posaçme, pritet që të zgjasë deri në përfundim të epidemisë.

Kush përfiton nga leja e veçantë:

I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:

– është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme:

I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;

Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

– është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme:

I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;

Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;

– Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;

Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.

Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.

Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet.

Procedura e përfitimit të lejes së veçantë

-Vlerësimi i kushteve dhe i kritereve për përfitimin e lejes së veçantë të qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, në përputhje me parashikimet e neneve 4 dhe 5, të këtij akti normativ, kryhet fillimisht nga komisionet për vlerësimin e kushteve dhe të kritereve në çdo IEVP (Komisioni i IEVP). Komisioni i IEVP-së përbëhet nga drejtori i institucionit përkatës, shefi i policisë së burgut, përgjegjësi i sektorit ligjor, përgjegjësi i sektorit të çështjeve shoqërore dhe përgjegjësi i sektorit të kujdesit shëndetësor. Ngritja si dhe rregullat për organizimin dhe funksionimin e çdo komisioni në IEVP përcaktohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

-I dënuari paraqet kërkesën për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi së bashku me formularin e marrjes së përgjegjësisë si dhe familjarët e tij japin pëlqimin për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve miraton me urdhër formularët tip për paraqitjen e kërkesës, marrjen e përgjegjësisë dhe dhënien e pëlqimit për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit.

-Komisioni i IEVP-së vlerëson kërkesën për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga paraqitja e kërkesës të të dënuarit në institucion. Në rast se komisioni vlerëson që i dënuari i përmbush kushtet për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, i propozon drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve miratimin e lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Në rast të kundërt, Komisioni i IEVP-së refuzon miratimin e saj.

– Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kur çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në përputhje me këtë akt normativ, brenda 3 (tre) ditëve nga marrja e propozimit të Komisionit të IEPV-së, së bashku me dokumentacionin përkatës, miraton lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Në urdhrin e lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi përcaktohen data e fillimit dhe data e përfundimit të lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Urdhri i njoftohet menjëherë strukturës vendore të Policisë së Shtetit, në bashkinë ku ka vendbanimin i dënuari.

– Në rast se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është në kundërshtim me këtë akt normativ, i kërkon Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve rivlerësimin e kërkesës për përfitimin e lejes së veçantë. Vendimi i Komisionit të posaçëm për miratimin e lejes së veçantë merret brenda 3 (tre)

ditëve dhe është i detyrueshëm për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Në këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve miraton menjëherë me urdhër lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.

-Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.

të fundit

Shqipëria mbetet poshtë standardeve të BE-së, me mungesë të dukshme gjyqtarësh

Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian sa i përket raportit të gjyqtarëve për banorë, sipas…

3 minutes ago

Pentagoni: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29 miliardë dollarë! Ekspertët thonë se do të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë

Pentagoni ka deklaruar se kostoja e konfliktit me Iranin ka arritur në 29 miliardë dollarë, një shumë më e lartë…

8 minutes ago

Lëvizjet e brendshme të popullsisë/ Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferia mbetet pa “nuse”

Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri, po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë…

52 minutes ago

Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare! Çfarë parashikon projektligji i ri për Kinematografinë

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijojë një skemë…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.9 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 13 Maj 2026

Ditën e sotme vendi, ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura.…

1 hour ago